Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Macronit/ "Pezullimi i vendimit për viza e vret dialogun"
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën ...

Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave që u është kërkuar atyre për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut, por nuk ka dashur të përmendë afate kohore se kur mund të ndodhë një takimi i nivelit të lartë në Bruksel.
Këto qëndrime i ka shprehur për Radion Evropa e Lirë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë.
“Puna në dialog po vazhdon. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht javëve të fundit se ka një pritje të qartë nga ana e BE-së që palët t’i ndërmarrin hapat e definuar shumë qartë për deeskalim, dhe t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut”, tha Stano.
Më 10 korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian u pajtuan për disa hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, përfshirë zvogëlimin e pranisë policore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.
Policia e Kosovës njoftoi më 4 gusht për zvogëlimin për 25 për qind të prezencës së oficerëve të vet në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës.
Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak, po i vazhdon takimet me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut. Ai e ka përmendur muajin shtatorë si afat kur mund të ndodhë takimi i radhës, por jo edhe ndonjë datë të saktë.
Stano, po ashtu, ka refuzuar të përmendë data duke thënë se “do të shpallim datën për çfarëdo takimi të radhës të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë kur të jetë e përshtatshme”.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka përsëritur edhe thirrjet për implementimin e shpejtë dhe pa vonesa të marrëveshjeve që kanë dalë nga dialogu.
“Ne, po ashtu, kemi thënë shumë qartë se është e domosdoshme që dialogu i lehtësuar nga përfaqësuesi i lartë dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizimin e raporteve dhe aneksit për implementim, të bëhen pa ndonjë vonesë të re” theksoi ai.
Për një periudhë të gjatë nuk ka pasur takime në nivelin e lartë në kuadër të dialogut.
Herën e fundit kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishin në Bruksel ishte 22 qershori, por as atëherë ata nuk patën takim mes vete.
Në BE pohojnë se synojnë që tash situate të normalizohet në veri dhe që palët të evitojnë çdo veprim i cili mund të shkaktojë tensione të reja dhe në këtë mënyrë të ndikojë negativisht edhe në procesin e dialogut./ Rel
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën ...
30 gushti shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë. Pas 25 ...
Pagat gjermane u rritën me një ritëm rekord vjetor prej 6....
Europol ka mbështetur koordinimin e një operacioni ndërkom...
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajça...
Një burrë që shtirej si kirurg kozmetik është dënuar me pe...
Gjatë fundjavës së fundit, qytetarët e fshatit Hallstatt n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Menidi të Athinës ku një...
Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar...
Autostrada u ndërtua, por kredia kineze për ndërtimin e nj...
Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një instervistë pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë banimi në Balde...
Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtaris...
Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë ...
Mediat ruse raportojnë se është sulmuar me dron një aeropo...
Banorët e Floridës që jetojnë në zona bregdetare në rrezik...
Steve Scalise, republikani i dytë më i fuqishëm në Dhomën ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...