Dita e të Pagjeturve në Kosovë/ Osmani, thirrje komunitetit ndërkombëtar
30 gushti shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë. Pas 25 ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i ka bërë këto deklarata, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politike të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.
“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, ka thënë Osmani në një vizitë te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.
Osmani ka thënë se Kosova ka arritur pajtueshmëri me Bashkimin Evropian për çtensionim të situatës në veri qysh më 10 korrik në Bratislavë.
Ajo e ka përmendur që marrëveshja parasheh zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, hap që ajo ka thënë se Kosova e ka bërë, dhe se është duke u punuar në organizimin e zgjedhjeve të reja.
Sipas Osmanit, baza ligjore për mbajtje të këtyre zgjedhjeve do të jetë gati më 1 shtator, dhe kështu ka thënë se pret që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ajo i ka vlerësuar si të padrejta dhe joproporcionale.
Një tjetër pikë e marrëveshjes së Bratislavës parasheh edhe kthimin sa më të shpejtë në dialog në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.
Osmani ka thënë se pret lëvizje në këtë drejtim në shtator.
Për dialogun kanë diskutuar më 28 gusht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta në maj të këtij viti, meqë banorët e komunave veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunave.
Banorët e këtyre komunave me shumicë serbe kanë protestuar me javë para ndërtesave dhe me raste situata është përshkallëzuar në dhunë./REL
30 gushti shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë. Pas 25 ...
Pagat gjermane u rritën me një ritëm rekord vjetor prej 6....
Europol ka mbështetur koordinimin e një operacioni ndërkom...
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajça...
Një burrë që shtirej si kirurg kozmetik është dënuar me pe...
Gjatë fundjavës së fundit, qytetarët e fshatit Hallstatt n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Menidi të Athinës ku një...
Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar...
Autostrada u ndërtua, por kredia kineze për ndërtimin e nj...
Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një instervistë pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë banimi në Balde...
Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtaris...
Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë ...
Mediat ruse raportojnë se është sulmuar me dron një aeropo...
Banorët e Floridës që jetojnë në zona bregdetare në rrezik...
Steve Scalise, republikani i dytë më i fuqishëm në Dhomën ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të ...
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...