Nju Jorku ndalon armëmbajtjen në shumë vende publike
Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që nda...

Maxym Kudryashov dhe familja e tij u larguan nga Mariupoli në pjesën lindore të Ukrainës me vajzën e tyre në krahë, duke lënë pas anëtarë të tjerë të familjes, të varrosur në oborrin e shtëpisë. Shtëpia e tyre, si pothuajse gjithçka tjetër, është shkatërruar nga ushtria ruse. Ato janë ndër familjet më me fat të refugjatëve, që arritën të dilnin nga Mariupoli dhe të shkonin në Rivne, në Ukrainën perëndimore. Gazetari i "Zërit të Amerikës", Omelyan Oshchudlyak, u takua me ta në Rivne dhe në vazhdim sjell historinë e tyre.
Puna po vazhdon me ritëm të zakonshëm në këtë repart, edhe pse shumë punonjës të saj janë duke luftuar.
“Tani kemi pesë persona të zhvendosur, që zunë pozita të lëna bosh në kompani; ata janë të gjithë specialistë të nivelit të lartë”, thotë shefi i kësaj ndërmarrjeje.
Para luftës, Maxym Kudryashov punoi në fabrikat e mëdha industriale në Mariupol. Sot, ai i është rikthyer punës në Rivne.
“Më në fund kam përsëri ëndrra normale. Para kësaj, për një muaj, në të gjitha ëndrrat unë isha në arrati…”, thotë zoti Kudryashov.
Me gruan e tij Lyudmyla, vajzën shtatëvjeçare Liza dhe lepurin që e mbajnë si kafshë shtëpiake, familja arriti të largohej, pasi kishte përjetuar për një muaj sulmet e forcave ruse në qytetin e tij të lindjes në Mariupol.
“Lepuri e ndihmoi shumë vajzën tonë. I vendosnim kufje në kokë që të mos dëgjonte shpërthimet; ajo ulej dhe përqafonte lepurin. Me muzikë në vesh, ajo u fsheh në një cep me lepurin, të mbuluar nga një batanije. Pastaj u fshehëm në bodrum në të njëjtën mënyrë”, rrëfen zonja Kudryashov.
Lepuri i kaloi të gjitha postblloqet në krahët e pronarëve të tij kur familja u largua nga Mariupoli, për në pjesën perëndimore të Ukrainës.
“Makina jonë ishte e shënuar me shirita të bardhë, me një tabelë të madhe që thoshte 'Fëmijë'. Ishte e qartë se po mbaja një fëmijë në krahë. Megjithatë, ata qëlluan mbi mua”, vazhdon rrëfimin e saj zonja Kudryashova.
Maxym dhe Lyudmyla qëndruan në Mariupol për një muaj, sepse nëna e saj, që vuante nga një sëmundje e rëndë, kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm.
Megjithatë, familja u detyrua të marrë vendimin e vështirë për t'u larguar, kur kuptoi se ushtria ruse po shkatërronte lagjen e tyre, shtëpi pas shtëpie.
“...Njerëzit nuk kishin kohë të largoheshin nga ndërtesat. Disa duke qarë, u hodhën nga kati i nëntë, i tetë, i shtatë. Ne pamë njerëz që hidheshin nga dritaret sepse banesat e tyre ishin në flakë. Dhe ishte e pamundur t'i ndihmoje…”, thotë zonja Kudryashova.
Nëna e Lyudmyla-s vdiq në Mariupol, pasi familja u largua dhe fqinjët e tyre e varrosën atë në oborr. Pas arritjes në Rivne, një qytet relativisht i sigurtë, kjo familje arriti të linte pas një pjesë të frikës së tyre.
“Një vit më parë, u interesova të mësoja pianon dhe një melodi që kam kompozuar quhet 'Muzika e Detit'. Më pas i shtova një video të detit tonë Azov, të filmuar buzë detit. Kur filloi lufta dhe gjithçka u dogj, gjithçka u shkatërrua, kjo video për mua u bë si një lamtumirë për qytetin. E shikoj ndonjëherë, duke kujtuar se si ishin gjërat…”, thotë zoti Kudryashov./ VOA
Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që nda...
Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një l...
Rreth njëqind kilometra ndajnë ishullin grek Lesbos dhe me...
Gjykata e Lartë e Teksasit bllokoi një urdhër të një g...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten detaje mbi ndi...
Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë qytetin e Lisiçan...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shp...
Forcat ruse po godasin qytetin e Lisiçansk dhe rrethinat e...
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NA...
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...
Policia maqedonase ka arrestuar dy persona të dyshuar ...
Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një tjet...
Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e d...
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekj...
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliard eurosh...
Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN Internati...
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një ...
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...