Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Hedhja e dyshimeve ndaj rivalëve të tij politikë, nëse ata i plotësojnë kushtet për të kandiduar për President të Shteteve të Bashkuara, është një nga strategjitë kryesore të fushatës së zotit Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kandidatja tjetër republikane, Nikki Haley është objekti i fundit i akuzave që kanë të bëjnë me kriteret që përcakton Kushtetuta se kush mund të kandidojë për president.
“Ajo nuk ka të drejtë të jetë presidente. Këtë e di shumë mirë”, tha ish Presidenti Trump për zonjën Nikki Haley ndërsa bënte fushatë në Ajova.
Ai i është rikthyer një taktike të njohur të fushatës, duke ngritur dyshime nëse rivalët kanë të drejtë ligjore të kandidojnë për president.
Këto taktika përfshijnë si keqinterpretimin e ligjit, ose hedhin dyshime mbi vendlindjen e kandidatëve.
Në janar, zoti Trump shpërndau në internet një artikull që pretendonte në mënyrë të rreme se rivalja Haley nuk kualifikohej sepse prindërit e saj indianë nuk ishin shtetas amerikanë në kohën e lindjes së saj.
Zonja Haley ka lindur në Karolinën e Jugut. Kushtetuta amerikane është e qartë se kush mund të bëhet President, shpjegojnë ekspertët.
“Kushtetuta kërkon që kandidati të jetë mbi 35 vjeç dhe të jetë i lindur brenda vendit. Të gjithë ata që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara janë qytetarë me të drejtë kandidimi, pavarësisht nga statusi i imigrimit, apo shtetësisë së prindërve të tyre”, thotë Allan Richtman, Profesor i Historisë në Universitetin Amerikan.
Zonja Haley nuk është e para që është vënë në shënjestër nga zoti Trump. Ish-presidenti demokrat Barack Obama dhe rivalët republikanë të zotit Trump gjatë garës brenda partisë, në vitin 2016, Ted Cruz dhe Marco Rubio, ishin po ashtu objekt i këtyre akuzave dhe iu desh t'i përgënjeshtronin ato.
“Unë e di të sigurt se ku kam lindur dhe mendoj se shumica e njerëzve e dinin këtë”, thotë Barack Obama, ish-President i Shteteve të Bashkuara.
Ka një arsye pse vetëm ata që kanë lindur në SHBA kanë të drejtë të kandidojnë për President.
“Kjo shmang dyshimin se presidenti mund të jetë besnik ndaj ndonjë vendi tjetër, ose të ketë prirje që të veprojë kundër interesave amerikane”, thotë profesori i shkencave politike të Universitetit të Çikagos, Mark Hansen.
Ky kusht nuk pritet të hiqet nga kushtetuta.
“Ndryshimi kushtetues kërkon miratimin me dy të tretat e votave të të dy dhomave të Kongresit dhe më pas miratimin nga tre të katërtat e shteteve. Nuk kam parë asnjë kërkesë për të hequr, ose zbutur kushtin e nënshtetësisë sipas Kushtetutës”, thotë historiani Allan Lichtman nga Universiteti Amerikan.
Çdo qytetar i lindur në SHBA ka mundësi për të sfiduar akuzat se nuk kualifikohet për postin e Presidentit.
“Kundërshtimi mund të bëhet duke treguar certifikatën e lindjes. Pretendimet se ku kanë lindur fëmijët zakonisht mbështeten në një formë racizmi dhe ksenofobie dhe për këtë nuk duhet të ketë vend në politikën amerikane”, thotë Ravi Perry, profesor i Shkencave Politike në Universitetin Howard.
Nikki Haley ka të drejtë të jetë presidente dhe i ka hedhur poshtë teoritë kundër, duke përfshirë edhe talljen me emrin e saj indian Nimarata, nga ana e zotit Trump.
“Unë nuk shqetësohem nëse është personale apo çfarë do të thotë ai me këtë”, thotë zonja Haley.
Ndërsa luftërat politike bëhen më të zjarrta, analistët inkurajojnë votuesit të mos bien pre e akuzave që kanë të bëjnë me vendin e lindjes së kandidatit dhe dezinformatave të tjera që lidhen me zgjedhjet presidenciale, duke njohur Kushtetutën dhe duke kontrolluar pretendimet e diskutueshme që qarkullojnë, në mënyrë që të marrin vendime të mbështetura në informacione të sakta, kur të shkojnë në qendrat e votimit në nëntor./ VOA
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u ka thënë pj...
Senati amerikan do të shqyrtojë një paketë ndihme urgjente...
Një sulm rus në ndonjërën prej vendeve anëtare të NATO-s n...
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksandr Pav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar të premt...
Autoritetet suedeze kanë thënë se vendi po përballet m...
Rusia nisi një sulm me dron në qytetin ukrainas të Kha...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se Ko...
Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila u miratua me s...
Dries van Agt, ish-kryeministri Kristian-demokrat i Holand...
Hetimet e policisë po vazhdojnë për të gjetur vrasësit...
Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet republikane të...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dhënë një inetrv...
Prokurori Robert Hur ka vendosur që Presidenti Joe Bid...
Një numër më i vogël njerëzish donin të bëheshin shtetas f...
Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës i kanë rrëzuar 1...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë një intervist...
Një grevë e transportit ajror është thirrur për 9 shku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...