web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan ta grabisnin, vritet futbollisti 24-vjeçar

2024-04-04 16:06:00, Sport CNA

Tentuan ta grabisnin, vritet futbollisti 24-vjeçar

Një futbollist nga Afrika e Jugut është qëlluar për vdekje. Luke Fleurs mbeti i vdekur pas të shtënave me armë të mërkurën, në një pikë karburanti në periferi të Floridës të Johanesburgut.

24-vjeçari, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios, po priste t’i shërbenin kur iu afruan persona të armatosur të panjohur, të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti.

“Të dyshuarit i drejtuan një armë zjarri dhe e nxorën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha për mediat lokale zëdhënësi i policisë Gauteng, Mavela Masondo.

Luke Fleurs ishte një fans i madh i ish-mbrojtësit spanjoll, Carles Puyol, të cilin e takoi në ditëlindjen e tij të 18-të.

“Ishte një privilegj i madh që takova këtë legjendë në ditëlindjen time. Kur isha fëmijë, ai ishte një nga lojtarët që unë e ndiqja me pasion dhe vazhdoj ta ndjek, sepse, kur e takova, ai u ndie shumë i nderuar,” do të shkruante Luke Fleurs në "Instagram" për takimin e tij me Carles Puyol.





17:05 Sport

Kukësi

Kukësi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kup...

13:03 Sport

Bayern Munich

Trajneri italian, Roberto de Zerbi, mund të jetë në stolin...

Lajmet e fundit nga