LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U rikthye në Spanjë, arrestohet Rubiales

2024-04-03 14:25:00, Sport CNA

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, u arrestua në aeroport nga policia, mëngjesin e kësaj të mërkurë.

Arrestimi i tij u bë në aeroportin e Madridit rreth orës 10:30, sapo kishte mbërritur nga Republika Dominikane.

Rubiales u ndal nga garda civile sapo zbriti në tokë dhe u përcoll drejt një mjeti të policisë në drejtim të bazës policore në Tres Cantos.

46-vjeçari është nën hetim nga Gjykata spanjolle, për zhvendosjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite. Rubiales akuzohet për korrupsion dhe rrezikon burgun.

13:03 Sport

Bayern Munich

Trajneri italian, Roberto de Zerbi, mund të jetë në stolin...

Lajmet e fundit nga