web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Garë e ashpër për titullin/ Arsenali merr kreun, City

2024-04-04 10:59:00, Sport CNA

Garë e ashpër për titullin/ Arsenali merr kreun, City

Gara për titullin kampion në Premier League, vazhdon të jetë e ashpër edhe pas javës së 31-të.

Manchester City, mposhti Aston Villa-n në shtëpi me rezultatin e pastër 4-1.

Rodri zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, duke shënuar pas asistit të marrë nga Doku. Megjithatë, miqtë reaguan mirë dhe në minutën e 20-të, Duran vendosi baraspeshën.

Para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, ishte Foden, që shënoi, duke rikthyer në avantazh qytetarët. Sulmuesi dukej në formë të shkëlyer në këtë përballje dhe në minutën e 62-të, shënoi të dytin personal dhe të tretin pëkipin e tij.

Shtatë minuta më vonë, Foden ia doli të shënojë tripletë personale, duke vulosur shifrat në 4-1, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Kjo fitore, e mban Manchester City-n në vendin e tretë me 67 pikë, po aq sa edhe Liverpool i vendit të dytë. Kreu i renditjes tani mbahet nga skuadra e Arsenalit me 68 pikë të grumbulluara.

“Topçinjtë” morën gjithashtu një fitore shumë të rëndësishme, duke mposhtur Luton-in me rezultatin 2-0. Skuadra e Artetës, ishte dominuese gjatë gjithë takimit, në sfidën që e mbylli që në pjesën e parë.

Në minutën 24-t, Odegard zhbllokoi ndeshjen, me fantazistin që realizoi pas një asisti të marrë nga gjermani Kai Havertz. Në fundin e pjesës së parë, një autogol i Hashioka, i dha avantazhin e dyfishtë Arsenalit, që shkoi i qetë në dhomët e zhveshjes dhe e ruajti edhe në pjesën e dytë.

Rikthim te fitorja për skuadrën e Artetës, pas barazimit pa gola në fundjavë ndaj Manchester City-t dhe vazhdojnë të ëndërrojë për titullin kampion.

Sfida tjetër e në Premier League, ishte ajo mes Brentford dhe Brighton, që u mbyll në një barazim pa gola.





17:05 Sport

Kukësi

Kukësi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kup...

13:03 Sport

Bayern Munich

Trajneri italian, Roberto de Zerbi, mund të jetë në stolin...

Lajmet e fundit nga