LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia e mbyll me 9 lojtarë, Egnatia fiton ndeshjen e parë

2024-04-03 16:54:53, Sport CNA

Vllaznia e mbyll me 9 lojtarë, Egnatia fiton ndeshjen e parë

Egnatia mposhti Vllazninë 1-0, në ndeshjen e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Një supergol i shënuar nga Fernando Medeiro në minutën e 31-të, i dha triumfin skuadrës rrogozhinase.

Vllaznia në krahun tjetër, e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Stojanovic u ndëshkua me të kuq në minutën e 37-të, ndërsa të njëjtin fat kishte edhe Hakaj në minutën e 79-të.

Një rezultat që lë kualifikimin të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër më 24 prill.

13:03 Sport

Bayern Munich

Trajneri italian, Roberto de Zerbi, mund të jetë në stolin...

Lajmet e fundit nga