web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rubin Kazan merr ofertën për Mirlind Dakun, zbulohet vendimi i drejtuesve

2024-04-04 14:11:32, Sport CNA

Rubin Kazan merr ofertën për Mirlind Dakun, zbulohet vendimi i

Mirlind Daku, është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e Rubin Kazan. Me golat e tij, sulmuesi i Shqipërisë, ka fituar besimin e trajnerit dhe është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.   

Sipas “Bussiness Online” bëhet me dije se Rubin Kazan ka refuzuar 7 milionë euro për Mirlind Dakun. Një nga ekipet e Moskës ka shfaqur interes për shërbimet e ish-lojtarit të Kukësit.

Ende nuk dihet se cila prej skuadrave si CSKA, Dinamo apo Lokomotiva ka kërkuar shqiptarin, por te Rubini janë të vendosur të mos heqin dorë nga sulmuesi të paktën pa filluar Euro 2024.

Duke parë paraqitjen e tij, te skuadra ruse janë të bindur se pas kampionatit europian, ku Daku priet të jetë pjesë e formacionit të Silvinjos vlera e tij do të rritet dhe në këtë mënyrë do të përfitojnë më shumë të ardhura. 





17:05 Sport

Kukësi

Kukësi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kup...

13:03 Sport

Bayern Munich

Trajneri italian, Roberto de Zerbi, mund të jetë në stolin...

Lajmet e fundit nga