web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leverkusen, për tripletë trofesh. Mbappe dërgon PSG-në në finalen e Kupës

2024-04-04 11:01:00, Sport CNA

Leverkusen, për tripletë trofesh. Mbappe dërgon PSG-në

Bayer Leverkusen, vijon të jetë e pathyeshme këtë sezon, në të gjitha kompeticionet.

“Asipirinat” fituan me “poker” golash në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, mposhti me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Dusseldorf. Frimpong, nisi spektaklin e golave për Leverkusen, duke shënuar në minutën e 7-të, ndërsa në minutën e 20-të, Adli dyfishoi shifrat.

Wirtz, shënoi golin e tretë, duke e bërë ndeshjen më të lehtë për kuqezinjtë. Talenti gjerman, ia doli të shënojë dopietë në minutën e 60-të, duke vulosur shifrat në 4-0. Në finale, Leverkusen do të gjejë skuadrën e Kaiserslautern. Mundësi e mirë për skuadrën e Alonsos, që synon tripletë trofesh, pasi janë shumë afër në kampionat dhe Kupë, ndërsa garon edhe në Europa League.

Leverkusen, për tripletë trofesh. Mbappe dërgon PSG-në

PSG-ja, siguroi gjithashtu kualifikimin për në finalen e Kupës së Francës. Parisienët iu falën një goli të shënuar nga Mbappe, ndaj Rennes, për triumfuan me rezultatin 1-0.

Sulmuesi francez, shpërdoroi një penallti në minutën e 37-të, por korrigjoi gjithçka 3 minuta më vonë, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm për skuadrën e tij.

Në finale, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique, do të gjejë Lyon-in, skuadër me të cilën kanë rivalitet të ashpër prej disa vitesh.

Fiorentina fitoi 1-0 ndeshjen e parë në gjysmëfinale ndaj Atalantës. Skuadra nga Firence, ia doli të triumfojë minimalisht, falë golit të shënuar nga Mandragora në minutën e 32-të, pas asistit të marrë nga Niko Gonzalez.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 24 prill, në stadiumin e Atalantës në Bergamo.  





17:05 Sport

Kukësi

Kukësi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kup...

13:03 Sport

Bayern Munich

Trajneri italian, Roberto de Zerbi, mund të jetë në stolin...

Lajmet e fundit nga