web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spikat Partizani-Vllaznia dhe Skënderbeu-Tirana, zbulohet axhenda e Superiores

2024-04-04 17:04:00, Sport CNA

Spikat Partizani-Vllaznia dhe Skënderbeu-Tirana, zbulohet axhenda e

Ndeshjet e javës së 30-të në Superiore, do të luhen të ndara në dy ditë, të dielën dhe të hënën.

Më 7 prill, janë planifikuar të zhvillohen tre sfidat e para. Në orën 15:00, Kukësi pret në shtëpi Dinamon, në një sfidë ku fitorja është detyrim për të dyja ekipet.

Në orën 18:00, Teuta dhe Laçi, përballen mes tyre, në një ndeshje direkte për t’iu larguar fundit.

Dy orë më vonë, është planifikuar edhe supersfida e kësaj jave, mes Partizanit dhe Vllaznisë. Dy ekipet që luftojnë për titullin kampion, përballen mes tyre, duke filluar nga ora 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Dy sfidat e tjera, do të luhen ditën e hënë, më 8 prill. Egnatia kryesuese përballet me Erzenin, në orën 15:00, ndërsa në orën 18:00, do të luhet ndeshja e fundit për këtë javë, Skënderbeu pret në shtëpi Tiranën.

JAVA 30:

Të dielën

Kukësi-Dinamo City                             07.04.2024       15:00

Teuta-Laçi                                             07.04.2024        18:00

Partizani-Vllaznia                                 07.04.2024        20:00

Të hënën

Erzeni-Egnatia                                      08.04.2024        15:00

Skënderbeu-Tirana                                08.04.2024        18:00





17:05 Sport

Kukësi

Kukësi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kup...

13:03 Sport

Bayern Munich

Trajneri italian, Roberto de Zerbi, mund të jetë në stolin...

Lajmet e fundit nga