web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dumfries projektohet titullar, rikthime të rëndësishme te Interi

2026-03-11 16:55:00, Sport CNA

Dumfries projektohet titullar, rikthime të rëndësishme te Interi

Denzel Dumfries pritet të rikthehet titullar te Interi në ndeshjen e së shtunës ndaj Atalantës në “San Siro”.

Mbrojtësi i krahut nuk luan nga minuta e parë prej 125 ditësh, që nga dëmtimi në kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Lazios më 9 nëntor.

Operacioni dhe rikuperimi e lanë jashtë për 23 ndeshje gjatë sezonit. Mungesa e tij është ndier në krahun e djathtë, ndërsa në anën tjetër Federico Dimarco ka mbajtur një ngarkesë të madhe loje duke regjistruar 7 gola dhe 15 asistime.

Dumfries ka marrë disa minuta në ndeshjet e fundit dhe tani pritet të rikthehet nga fillimi. Për ndeshjen ndaj Atalantës rikthehet edhe Marcus Thuram, i cili mungoi në derbi për shkak të temperaturës.

Në dyshim mbetet Alessandro Bastoni pas një dëmtimi në këmbë, ndërsa Calhanoglu dhe Lautaro Martinez pritet të rikthehen në ndeshjen e ardhshme në transfertë ndaj Fiorentinës.





Lajmet e fundit nga