web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi mendon për të ardhmen, shtatë lojtarë janë të “paprekshëm”

2026-03-11 16:19:00, Sport CNA

Juventusi mendon për të ardhmen, shtatë lojtarë janë

Juventusi po planifikon ndryshime të rëndësishme në skuadër për sezonin e ardhshëm. Trajneri Luciano Spalletti ka nisur të përcaktojë grupin e lojtarëve mbi të cilët do të ndërtohet projekti i ri sportiv.

Mes futbollistëve që konsiderohen pjesë e sigurt e skuadrës janë Kalulu, Bremer, Cambiaso, Locatelli, McKennie, Yildiz dhe Vlahovic.

Ndërkohë disa lojtarë mund të sakrifikohen në merkato, përfshirë Perin, Gatti, Miretti dhe Koopmeiners. Një tjetër grup lojtarësh konsiderohet jashtë planeve për sezonin e ardhshëm. Klubi pritet të ndërhyjë në disa reparte, duke nisur nga portieri dhe mbrojtja.

Në listën e objektivave përmenden emra si Alisson, Carnesecchi dhe Vicario për portën, ndërsa për mesfushën dhe sulmin vlerësohen edhe profile me përvojë ndërkombëtare. Drejtuesit synojnë gjithashtu të përfitojnë financiarisht nga largimet e mundshme gjatë merkatos së verës.





Lajmet e fundit nga