web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letër nga burgu 2

2025-03-07 17:55:00, Satire Lolita

Letër nga burgu 2

Të dashur miq dhe armiq, kolegë dhe ish kolegë të SPAK-ut që më mundësuat këtë eksperiencë të paharrueshme.
Po ju shkruaj nga ky resort me 5 yje, të cilin e menaxhon Ulsi Manja. Mua betoni dhe hekurat nuk më bëjnë përshtypje, se ashtu kam mbushur gjithë Tiranën. Mua më mungon vetëm liria! M'u desh pak kohë të kuptoj që Altin Dumani nuk është Altin Sulku dhe Ols Dado nuk është violinist si Olen Çezari që mund ta prisja në zyrë në bashki.

Dua t'ju them se kam kaluar një natë të tmerrshme. Pas asaj letrës që fillonte me "pendohu qen" më kërkoi Safet Gjici në dhomë. Nuk e di pse e kishte marrë aq personale, por nuk më la as të flas...
Tani që jam brenda, po pres me padurim të shoh se kush do mbjellë pemë, kush do numërojë korsitë e biçikletave, kush do mbledhë tufat me spinaq nga nënat, kush do i begenise artistët me koncerte, kush do thotë "forcaaaa lal".

Ols Violina dhe Erion BugsBunny më bënë një proces që s’do ta harroj kurrë. U ndjeva sikur isha ai fëmija i pabindur që duhej disiplinuar. Për të mos harruar edhe Engert Pëllumbin Hundlesh, që me siguri do jetë duke u mburrur tek shokët "unë jam si Giovanni Falcone".
Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto vuajtje, tani Edi Rama vendosi të mbyllë TikTok-un. A mund të më shpjegojë dikush se çfarë do bëjë rinia tani që nuk do shikojë dot videot e mia dhe as qimet e nishanit të Eglit?

I vetmi ngushëllim është që të paktën Belinda nuk do ketë ku t'i postojë ato videot duke ngrënë tortë (që ia hëngërt dreqi në bark).
Gjithsesi, unë jam optimist. Vetëm ditët e para janë të vështira, pastaj mësohet njeriu. Siç u mësua Alqi, Teri, Beqja, Meta, Çyrbja dhe drejtorët e mi.
I juaji, por jo i Edi Ramës,
Erion Veliaj/ Marrë nga rrjetet sociale





16:43 satire Lolita

Letter from prison

Dear citizens, builders, singers, journalists with salarie...

12:08 satire Boris Miska

Tourist's pants

It was getting close to ten o'clock and none of the Turtle...

Lajmet e fundit nga