web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-“Vetëm po zbritën alienët, fiton Berisha

2022-10-08 13:05:00, Politikë CNA

Video-“Vetëm po zbritën alienët, fiton Berisha

Pak ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit, Ervin Salinji, deputeti i video-skandalit erotik, i njohur edhe si ‘Babalja”, deklaronte se Sali Berisha nuk do të fitonte në Shkodër.

Në emisionin e Ylli Rakipit, me 7 shkurt 2022,  i pyetur nga Nikollë Lesi, nëse kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, do të fitonte Shkodrën, Salianji deklaroi se ‘Berisha fiton Shkodrën, nëse alienët zbresin në Shkodër’.

6 Marsi erdhi dhe iku bashkë me zgjedhjet dhe Shkodra votë-besoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia.

Alienët nuk zbritën, Berisha fitoi dhe Salianjii cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës për çështjen ‘Babale”, ka ndryshuar kurs, duke u kthyer nga Berisha.

Për t’i ikur qelisë, pasi çështja ‘Babale”, është në Apel, Salianji herë pas herë bën zhurmuesin në publik. Duke e dredhur kështu për t’i burgut.

Sot nga “këlysh” i Bashës është shndërruar në konen e Berishës, të atij Berishe që fitonte në Shkodër vetëm nëse zbrisnin alienët/CNA.al

 

 





13:01 POLITICS

Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë pro...

Lajmet e fundit nga