
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka tentuar të mbrojë “Babalen” e Lulzim Bashës, Ervin Salianjin, i cili sot do të përballet me drejtësinë.
Sot Ervin Salianji ka gjyqin, për çështjen “Babale”. Që do të thotë se nëse Gjykata e Apelit vendos të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, atëherë Ervin Salianji do të duhet të lërë mandatin e deputetit dhe të shkojë në burg.

Por, Salianjin sot ka dalë dhe e ka marrë në mbrojtje publikisht, Sali Berisha.
Ky i fundit, me sa duket po i kthen “reston” Salianjit, për “mbrojtjen” që i bëri, kur e përjashtuan nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Kujtojmë këtu se në shtator të vitit 2021, kur Lulzim Basha me një vendim personal, i mbyllur në zyrën e tij dhe i pakonsultuar me strukturat e partisë, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD-së, Salianji ishte nga ata që u rreshtua në krah të Bashës.
Për më tepër ai theksonte se: “Ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mospartneriteti me SHBA-në e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”.
Ndërsa në një tjetër dalje mediatike, Salianji deklaronte se Basha nuk mund të shkarkohej.
“Lulzim Basha nuk shkarkohet si kryetar partie sepse kërkesa për shkarkimin e kryetarit të partisë, minimalisht, duhet të nisë nga Këshilli Kombëtar me një mocion të arsyetuar dhe duhet të votohet nga 50%+1 dhe pasi të kalojë në Këshill duhet të kalojë edhe në Kuvendin Kombëtar. Këto janë elemente të palëvizshme në këto 4 vite, përfshirë edhe kryetarin e partisë. Elementet e tjera duhet të kenë mundësi të adresohen për t’i dhënë më shumë mundësi partisë. Askush nga ne nuk mund të dalë kundër votës së anëtarësisë, por ka rregulla dhe norma për t’u përcaktuar”.-deklaronte Salianji, në 21 tetor 2021.

Në tetor 2021, kur Berisha kishte nisur lëvizjet e tij, “Foltoren” me demokratët, Salianji deklaronte në një studio televizive se nuk do t’i bashkohej “Foltores” në Korçë, edhe po të kishte një ftesë.
“Nëse do të kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA-në, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.”-deklaronte Salianji në atë kohë.
Vijmë më pas në protestën e 8 janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD-së. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD-së.

Edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Ervin Salianji deklaronte se grupi i Bashës do të fitonte gjashtë bashkitë.
“Ne do të dalim të parët, do të fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak sesa votat e pavlefshme, sesa mandatet e atyre që janë 'non grata'”, deklaroi Salianji në atë kohë.
Dhe pas gjithë kësaj “mbrojtjeje” që Salianji i bëri Berishës, sot del ky i fundit dhe i kthen “borxhin” në media./CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka paralaj...
Lëvizja Socialiste për Integrim “falimentoi” me sukses në ...
Gati nëntë vjet pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike,...
Kreu demokrat dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka urd...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dekla...
Teksa opozita ka paralajmëruar një protestë me karakte...
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, gjatë një takimi me...
Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët që t'i bas...
Vendimi i kryeministrit Rama për të pezulluar nga pjes...
Çështja “Babale” do të rikthehet të hënën në Gjykatën ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka pulikuar një video të 3...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar...
Në 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, gazet...
Partia Demokratike zyrtarizon spotin e protestës së 7 ...
Pensionisti Pëllumb Zade ka listuar disa arsye se përs...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masën e “riedukim...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në rreth...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...