
Gazetari Bejdo Malo ka reaguar në lidhje me një deklaratë të bërë një ditë më parë, nga Ervin Salianji, i cili tha se nuk ka bashkim të Partisë Demokratike, por kemi dy PD.
Në një postim në rrjetet sociale, Malo ironizon, ndërsa shkruan “pse Salianjin pritët tu thotë që PD, s’bashkohet”.
Ndërsa më tej, ai shkruan se ka 11 vjet që janë 700 mijë demokratë pa zot, të shpërfillur të nëpërkembur dhe të papërfaqësuar fare.
“Pse s’u bie dambllaja, pse Salianjin pritët tu thotë që PD, s’bashkohet
Hajde store hajde. Kinema o kinema, pa para. Tërë media shqiptare ka lajthitur. Mezi ka pritur që ta deklarojë Babale Salianji, që PD është dy parti e jo një parti. Jo o derëzinj jo. Ka 11 vjet që janë 700 mijë demokratë pa zot, të shpërfillur të nëpërkembur dhe të papërfaqësuar fare. Kemi dy grupe deputetësh. Grupi i Alibeajt që kur flet tundet si zogu bishtundës dhe grupi azat, hyjnë Salihanji me shokë. Ja për shembull. Flutura thotë që Sali Berisha ka mbaruar, po kur e pashë të dilte nga parlamenti me një bastun hollandez gjysëm patericë që ecte duke çaluar me flokë të pakrehur e rrugjur e plakur dhe shoqëri i bënte ky as mish as peshk Agron Shehaj, thashë: “O zot jepi ymër e shëndet kësaj zonje se mos na ikën dhe vate demokracia në Shqipëri”.-shkruan Malo.
Më tej, ai vijon ironinë, ndërsa shkruan “Në një komunikim me Dash Sulën i thashë që: Rrofsh o Dasho, se na bëre të harrojmë Kujtim Gjuzin, sidomos dije kur lëshove lotë nga mallëngjimi që të bëri Erion Braçe. A e kuptoni në darkë Dash Sula nga ora 16.00 deri në 21.00 breth në katër tv. S’ka faj. Shikon Mentor Qiqinë, Lorent Vangjelin, Blendi Fevziun, Klaudja Lalën, Artan Hoxhën, Pano Sukon, që bredhin çdo darkë në dy tre dhe katër televizione dhe o burra Dashi.
Kur del Bardh Kadolli në tre TV brenda një nate pse të mos e bëj dhe unë që përfaqësoj 40 mijë demokratë të Peqinit. Pa le pa le.”
Po ashtu ai ironizon edhe deputetët, e “Grupit Alibeaj”.
“Kanë marrë vrull Dhurata, Jorida Taboku dhe Pampuri. Sinqerisht ato s’përfaqësojnë as votën e demokratit gri nga ata që prodhon Preq Zogaj. Ore s‘kemi asnjë Parti Demokratike. Kemi vetëm demokratë. Ja më thoni, ç lidhje kanë me PD, Dash Shehi, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, Agron Duka që shpërthyen këto kohë dhe na mbinë në sy nëpër televizione sikur e kishin në dorë këta zgjedhjen e 2B.
Se tingëllon bukur barcoleta shkodrane. Kemi Bajram të madh kemi Bajram të vogël, por kemi dhe Bajram Begaj. 2B domethënë. Gëte shkrimtari gjerman ka thënë, se popujve kur u mbeten çelësat e kashtës në dorë, stigmatizojnë qeveritë qe u pinë gjakun me anekdoda dhe barcoleta.
Po ne as këtë se bëjmë dot. Edhe në kohën e kurvit stigmatizohej me barcoletat e Pal Vatës. Po kjo që të na qartësonte Ervin Salihani i vë kapak gjithçkaje. Ky është zbulimi më i madh mediatik i këtyre 30 vjetëve. Nga katër lajme çdo portal dhe gazetë. Salihani i jep fund dilemës. Ska bashkim ka dy PD. Ka mbetur pa e konfirmuar dhe roja i parkingut tek pallati me Shigjeta. Vraponi o gazetarë pyeteni dhe atë që të jetë lajm zyrtar i besueshëm. Mjerë ne e mjerë shtypi. Me PD më kujtohet një një anekdodë. Një plakë shiste lesh deleje rudë. Shkon njeri e pyeti. Sa kushton? 10 euro kilja tha plaka.
Më poshtë i tha blerësi. Më poshtë më merr të keqen se e kam rruar e shitur që një 20 vjeçe. Dhe PD, këta delenxhinj me në krye Bashën, e kanë shitë që para 11 vjetësh.”-përfundon postimin e tij Bejdo Malo./CNA.al
Presidenti slloven Borut Pahor i ka kërkuar BE-së që n...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhe sot të gjithë krye...
Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar vendimin e SPA...
Vizita e Ramës në Kiev të mërkurën kishte vetëm vlerë ...
Ulet numri i qytetarëve shqiptarë që shohin rezu...
Ish-deputeti Spartak Braho ka folur për festën e 31-vj...
Vetëm një në tre shqiptarë (34,5%) mendon se reforma n...
Partia demokratike do të bashkohet dhe shumë shpejt br...
Partia Demokratike ende nuk e ka gjetur zgjidhjen për ...
Deputeti Ervin Salianji, deklaroi se në Partinë Demokr...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Një dyshim i fortë është ngritur në lidhje me arsimimi...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje në lidhje me ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka sulmuar qeverinë li...
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë një deklaratë t...
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, ka folur në foltoren ...
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate, me...
Kryeministri Edi Rama, ka dalë jashtë kontrollit, kur ...
Deputetja Jorida Tabaku ka komentuar të ashtuquajturën “Ko...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...