web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliajt i shtohen

2024-05-01 13:54:00, Politikë CNA
Veliajt i shtohen
Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me punonjësit në ditën e 1 Majit, doli hapur edhe iu lut SPAK-ut që të mos e fusin në burg derisa të mbyllë mandatin. 

Në fjalën e tij, ai shtoi edhe "kolegët". Pasi i quajti prokurorët dhe hetuesit e SPAK kolegë, këtë herë ka quajtur kolegë dhe punonjësit e UKT-së. 

Në këto ditë të vështira, Lali Eri ka shumë dëshirë që t'i shtohen "kolegët", pasi është kapur mat për shkeljet në Bashkinë e Tiranës. 

"Fatkeqësisht një pjesë e vogël e jona beson tek vandalizimi, akoma beson tek sherri, akoma beson te molotovi, akoma beson se duke shtyrë policët. Ata harrojnë që bashkia nuk është ajo godina ku kam zyrën unë, bashkia janë njerëzit, janë punëtorët, janë projektet. Imagjoni të futet Mul Noka në godinë, që nuk ka drejtuar ndonjëherë, futuni është një ndërtesë, por nuk puna tek godina. Sot kam një mirënjohje për të gjithë kolegët e ujësjellësit", u shpreh Veliaj./CNA 





Lajmet e fundit nga