web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqiptarët janë gati për tu ndarë nga Rama”/ Berisha: Më 11 maj kemi fitore historike

2025-04-25 18:52:00, Politikë CNA

“Shqiptarët janë gati për tu ndarë nga Rama”/

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë pasdite në një takim në degën nr.4 Tiranë. Në këtë takim, Berisha bëri edhe prezantimin e programit të qeverisjes së 'PD-Shqipëria Madhështore'.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se po bëhen përjekje që më 11 maj të ndodhë fitorja historike që presin edhe shqiptarët.

Berisha tha se PD-ja ka një program konkret për shqiptarët, që vjen si një mundësi për të rinjtë, fëmijët, pensionistët dhe bizneset.

Berisha u shpreh se shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë për tu ndarë nga Edi Rama.

“Të bëjmë të gjitha përpjekejet për fitoren historike që presin shqiptarët në 4 anët e vendit. Më të gatshëm se kurrë për tu ndarë nga kjo e keqe dhe sëmundje që quhet Edi Rama dhe narkoqeveri. Ne sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë, entuziasëm dhe program që në të vërtetë çdo orë dhe çdo ditë po pushton gjithmonë e më shumë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve. 

Ky program ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptar, nga fëmjët për një shkollë më të mirë, te pensionistët për një jetë më të mirë, për të rinjtë për mundësi punësimi, te biznesi për mundësi suksesi, për punonjësit për vlerësim të punës së tyre. Por para së gjithash është kthimi i parave te qytetarët”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga