web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seanca në Kuvend/ Miratohen 10 projektligje, ja si votuan socialistët dhe demokratët

2025-06-26 17:46:00, Politikë CNA

Seanca në Kuvend/ Miratohen 10 projektligje, ja si votuan socialistët

Këtë të enjte, në seancën plenare në Kuvend u miratuan dhjetë projektligje. Këto projektligje u votuan vetëm nga socialistët, pasi deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë.

Nga votimi, abstenuan: Erion Braçe dhe Petro Koçi nga PS, Dash Sula nga PD dhe Meri Markiçi nga PSD.

Votimet në Kuvend sipas projektligjeve:

Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”-74 pro, 1 abstenim

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për shëndetin e bimëve”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, - 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.-71 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”. 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër./CNA 

 





Lajmet e fundit nga