web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama hedh poshtë pretendimet/ Prishjet e objekteve në Theth nuk kanë lidhje me oligarkët apo resortet

2025-07-14 08:55:00, Politikë CNA

Rama hedh poshtë pretendimet/ Prishjet e objekteve në Theth nuk

Edi Rama: U habita si një njeri i zotit kishte hyrë në histori duke folur për joshje dhe rrena. Ne nuk kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë, Agjencinë e Kadastrës, kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemei kryesor i tyre, ne kemi përmbyll me rrteh 300 legalizme.

Premtimi ynë ka qenë të legalizojnë pronën. Premtimi ynë, nuk ka qenë na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Të gjitha ndërtimet që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajin e fundit dhe jo të kohës që kemi qenë aty. Ka patur një turravrap të madh jo vetëm nga disa banorët por dhe individë që nuk kanë lidhje me Thethin që janë ngjitur atje për të ndërtuar. Ajo është një zonë e mbrojtur ku ndryshe nga çfarë dëgjoj që predikohet se po u hapim rrugë oligarkëve aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me operacionin janë për të ardhur keq janë të bazuar në dezinformimi, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me këtë histori dhe banorët eThethit.

Në mbështesim njerëzit por duhet të marrin leje.  / CNA





Lajmet e fundit nga