web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po pengon zhvillimin e vendit”/ Noka akuzon Ramën: Gati të shesë Shqipërinë për karrigen e tij

2026-05-26 15:32:00, Politikë CNA

“Po pengon zhvillimin e vendit”/ Noka akuzon Ramën: Gati

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, hodhi këtë të martë akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për “Syri Tv”, Noka u shpreh se për të mbajtur postin e tij, Rama është i gatshëm të shësë Shqiëprinë dhe gjithçka tjetër.

Sipas demokratit, e ndodhur në këtë situatë, opozita do të vijojë betejën për të qartësuar opinion publik dhe ndërkombëtarët se faktori dhe aktori i vetëm destabilizues dhe pengues në zhvillimin dhe integrimin e vendit Rama dhe qeveria e tij.

 “Kryeministri është gati për karrigen e tij të shesë Shqipërinë dhe gjithçka tjetër. Por janë betejat e opozitës për qartësimin e opinionit ndërkombëtar dhe të faktorit ndërkombëtar që kanë bërë që sot nuk ka më as shqiptarë dhe as ndërkombëtarë që nuk janë të qartë dhe të bindur se faktori dhe aktori i vetëm destabilizues dhe pengues në zhvillimin dhe integrimin e këtij vendi është Edi Rama dhe qeveria e tij”,-tha Noka./CNA





Lajmet e fundit nga