web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëpunësi i Presidencës në veprimtari të paligjshme?/ Reagon zëdhënësi i Metës

2022-07-19 19:23:00, Politikë CNA
Nëpunësi i Presidencës në veprimtari të paligjshme?/
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me lajmet për përfshirjen e një nëpunësi të Presidencës në veprimtari të paligjshme. 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Blushi e cilëson të rremë këtë lajm që është bazuar në një raport të SHISH.

Sipas tij, raporti i SHISH është material promovues propagandistik që ngjason me revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”. 

“Nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një "fake neës" që prej disa javësh riqarkullohet në media, për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit "Në shërbim të popullit".

Sqarojmë opinionin publik se përpjekja e gazetarit E.Q për të ngritur një tymnajë mbi Institucionin e Presidentit të Republikës dhe vijimi i konsumimit të pretendimeve të ngjashme nga portalet më karagjoze në vend dhe më në mbrojtje të aferës së inceneratorëve, dëshmojnë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë.

All Albanians know where the spies and traitors of Albania and the Albanian nation work!", writes Meta's spokesperson./ BA - CNA.al

Nëpunësi i Presidencës në veprimtari të paligjshme?/





Lajmet e fundit nga