Affairs in the Municipality of Tirana, the face of Erion Veliaj
The former Minister of Justice, Ylli Manjani, taking t...

Partia Demokratike zhvilloi sot një ceremoni në Shkodër ku përkujtoi martirët e 2 Prillit, ku regjimi komunist vrau katër të rinj.
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në një video-mesazh u shpreh se martirët e 2 prillit ranë për t’u bërë të pavdekshëm.
Ai theksoi se ‘2 Prilli’ është kushtrim për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike.
"Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, bën përpjekje të mëdha për të zhdukur opozitën. Edi Rama është sot përfaqësues i një regjimi që ka boshatisur Shqipërinë më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e saj", u shpreh ndër të tjera Berisha.
Fjala e plotë:
Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Së pari, duhet të përshëndes dhe të përulem me mirënjohje para familjarëve të martirëve të 2 prillit, të pranishëm në këtë ceremoni.
Të përshëndes demokratet dhe demokratët e Shkodrës, qytetaret dhe qytetarët e këtij qyteti dhe mbarë shqiptarët.
Ne sot nderojmë veprën e pavdekshme të martirëve të votës së lirë, bijve të Shkodrës, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në një protestë kundër grabitjes së votës nga diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia dhe klika e tij.
Protestuesit paqësorë rrethuan atë ditë, më 2 prill të vitit 1991, ndërtesën e partisë së krimit, të bindur se ajo ishte projektuesja, organizatorja dhe ekzekutuesja e aktit të vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve.
Por, protestës së tyre paqësore, diktatori Ramiz Alia dhe falangat e tij në Shkodër, iu përgjigjën me breshëri, nga të cilat ranë për t’u bërë të pavdekshëm 4 martirët e 2 prillit dhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë në rrugët dhe sheshet e qytetit.
Të dashur miq, Artan Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka ranë në lule të rinisë së tyre, por sakrifica e tyre u shndërrua në dritë, në rrugën e shqiptarëve për zgjedhje të lira.
Masakra e regjimit komunist në Shkodër jehoi si një barbari në të katër anët e planetit.
Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA, qeveritë e vendeve mike, panë te ajo masakër fytyrën e vërtetë të regjimit që pretendonte se po pranonte pluralizmin. Sot, pas 33 vitesh, ne nderojmë dhe do nderojmë përjetë veprën e martirëve të 2 prillit.
Por duhet të jemi realistë, ne këtë vit, për herë të parë nga ajo datë, i nderojmë me kokën e ulur.
Sepse përsëri në maj të vitit që shkoi, pasardhësit e bllokmenëve hoxhistë, Edi Rama dhe suita e tij i rrëmbyen Shkodrës votën dhe fitoren. Por kësaj radhe nuk ishin falangat e Sigurimit të Shtetit, por ishin falangat e krimit më të egër, më të urryer të Shkodrës dhe Shqipërisë.
Edi Rama, siç përdori Ramiz Alia policinë politike në vitin 1991, përdori famëzinjtë Bajrat, Gjokat dhe vrasës të tjerë serialë për të mposhtur dhe dhunuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës, që nuk i mposhti kurrë asnjë diktaturë, asnjë pushtim.
Në këtë kontekst, ne jemi pafundësisht të detyruar ndaj idealeve dhe sakrificave të martirëve të 2 prillit. Të dashur miq, sot Edi Rama ka në duart e tij të zeza pushtet të paktën 10 përqind më shumë se ç’kishte Ramiz Alia në vitin 1991.
Ai sot kontrollon të gjitha pushtetet. Edi Rama nuk ka një polici sekrete siç kishte Ramiz Alia, por ka një aleancë të tmerrshme me krimin e organizuar në Shkodër dhe mbarë vendin, me të cilën tmerron qytetarët e lirë dhe i kontrollon ata.
Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, bën përpjekje të mëdha për të zhdukur opozitën. Edi Rama është sot përfaqësues i një regjimi që ka boshatisur Shqipërinë më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e saj.
Që ka boshatisur Shkodrën më shumë se çdo regjim tjetër në tërë hsitorinë e saj. Ndaj dhe kjo ditë e sakrificës sublime, e martirizimit të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut dhe Besmir Cekës, është ditë kushtrimi, është ditë thirrje për çdo demokrate dhe demokrat, për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve.
Për të rrëzuar këtë regjim dhe të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike. Edhe njëherë, nderim përjetë veprës, sakrificës së pavdekshme të martirëve të 2 prillit. Nderimin më të madh familjeve të tyre, Shkodrës, Rozafës së lirisë së shqiptarëve./CNA
The former Minister of Justice, Ylli Manjani, taking t...
The chairman of the SP Parliamentary Group, Bledi Çuçi...
The head of the Parliamentary Group of the SP, Bledi Ç...
On Tuesday, a hearing was held at the Court of Tirana ...
The meeting of the Investigative Commission for Health has...
This Tuesday, a hearing was scheduled to be held at th...
The vice-president of the DP, Gazment Bardhi, requeste...
This Monday, the two investigation commissions will meet f...
Regarding the Tirana incinerator, Belind Kelliçi declared ...
Belind Kelliçi, a member of the Presidency of the DP, has ma...
According to Belind Këlliç, the SPAK Special Prosecutor's ...
Analyst and journalist Andi Bushati, from the show "Çim Peka...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Beli...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Beli...
Former Minister of Defense Fatmir Mediu has stated that he...
The deputy of the Democratic Party, Ina Zhupa, has publish...
Journalist Julian Hoxhaj spoke about the "5 D" file, as we...
"Immediately arrest the mayor of Tirana, Erion Veliaj!" T...
t The specialist of Economic Affairs in the Democratic ...
The Parliamentary Group of the Socialist Party has address...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...