web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli refuses to sign as DP chairman

2023-03-09 15:11:00, Politikë CNA
Luli refuses to sign as DP chairman
Lulzim Basha

Gazment Bardhi has made a reaction after the position taken publicly by the CEC today.

According to the CEC, Lulzim Basha should have brought another authorization since it only determined the year, but not the date, and the latter should sign the request to register the Democratic Party of the election stamp.

Celibashi's statements were clear and he emphasized that Basha should bring a new authorization stating the date of the elections and sign it now, that is, within 48 hours.

Në fakt, ka reaguar Gazment Bardhi, i cili i ka quajtur ekstraligjore interpretimet e Ilirjan Celibashit, i cili ka kërkuar që Basha të formalizohet për t'u regjistruar si parti në zgjedhje.

Gazi ka thënë se nuk do të çojnë asnjë dokumentacion, por e quante të plotë dokumentacionin, përfshi këtu edhe një autorizim të vitit 2022, i cili mban datën 18 mars që është tri ditë para dorëheqjes së Lulzim Bashës, ndërkohë që në Gjykatë Lulzim Basha figuron kryetar partie.

Me këtë autorizim Luli thotë se, kryetari i PD-së për të ushtruar funksionet është Enkelejd Alibeaj, përfaqësues ligjor për zgjedhjet e 2023-shit është Indrit Sefa. Por sipas KQZ-së dhe shumë ekspertëve, ky autorizim nuk ka vlerë pasi Lulzim Basha disa ditë më vonë ka dhënë dorëheqjen dhe kjo dihet botërisht.

Pavarësisht faktit se Basha e ka lëshuar në datën 18 mars të vitit të kaluar, Luli duhet të bëjë një autorizim të ri apo një shkresë të re zyrtare drejtuar KQZ-së, sepse e para nuk përcakton datën e zgjedhjeve.

Pra, KQZ-ja qartë i ka kërkuar Lulzim Bashës të rifirmosë apo të rideklarohet si kryetar i PD-së pas qëndrimeve të mbajtura nga Gjykata apo siç figuron në regjistrin e kësaj të fundit.

Luli refuses to sign as DP chairman

Në fakt, Gazment Bardhi ka thënë sot se Lulzim Basha dhe PD-ja e vulës nuk do të çojnë asnjë dokumentacion në KQZ pasi e konsiderojnë të plotë. Gaz Bardhi, thjesht dhe vetëm po tregon se Luli nuk pranon të njihet nga KQZ-ja kryetar. Edhe pse kjo e fundit po i thotë zotit Basha firmos shkresën dhe eja si kryetar i PD-së në institucion sepse ti figuron zyrtarisht në Gjykatë pavarësisht përplasjeve që keni brenda forcës politike apo kush është kryetari i vulës apo kryetari i anëtarësisë së partisë.

Basha po refuzon që të njihet nga KQZ-ja zyrtarisht si kryetar i PD-së, duke shkuar drejt skenarit për një ankimim të mundshëm të qëndrimit dhe mendimit të KQZ-së në KAS dhe pastaj duke luajtur me marrëveshjet politike midis përfaqësuesve të Lulit dhe të Ramës të rrëzohet vendimi i KQZ-së dhe Luli të regjistrohet në zgjedhje pa çuar dokumentet zyrtare si kryetar i PD-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga