
Nga dje po qarkullon një lajm në media se dy emra janë kryesorët si kandidatë për bashkinë e Korçës, prefekti Nertil Jole dhe ish-deputeti, ish-prefekti Ardit Konomi.
Të dy emra që pretendojnë se kanë kontribute në PS, gjithsesi, Nertili kontributet e tij në Korçë më shumë i ka me Librën dhe me Ben Blushin, apo me histori personazhesh VIP. U katapultua si prefekt në Korçë pa asnjë kontribut në fakt për qytetin apo për socialistët, gjithsesi mund të quhet një prurje e re e shoqërisë civile.
Që ditën e parë që u dërgua si emër, u deklarua se ishte njeri i sponsorizuar nga Ben Blushi, ish-deputeti socialist i qarkut të Korçës. Në fakt, ajo që u duk ishte mbështetja që i jepte Irfan Hysenbelliu dhe mediat e tij.

Nertili një djalë i ri që filloi një aktivitet, por gjithmonë me një qëllim final, të kandidonte për bashkinë e Korçës. Dëshirë pa asnjë dikutim, gjithkush mund të ketë ëndra, të kandidojë jo vetëm për kryetar bashkie, apo deputet apo të bëhet edhe udhëheqës i zonës.
Një djalë i ri me ambicie, deri këtu nuk ka asnjë të keqe pavarësisht dritëhijeve që e mbulojnë. Në fakt, dikush po e tall shumë keq Nertilin dhe kjo e bën më të pabesueshëm dhe tepër jo serioz dhe aspak shpresëdhënës për të ardhmen e tij politike.
Dikush po e tallet me emrin e tij në media duke e suportuar se do të jetë kandidat për kryetar bashkie, pasi e duan socialistët e Korçës, megjithëse me të gjitha gjasat, nëpër sondazhe del shumë pak dhe diku thuajse i panjohur .
Shkojmë më tej, tek emri i dytë, Ardit Konomi. Edhe ky një emër tjetër që po përflitet për të kandiduar për bashkinë e Korçës nga socialistët.

Arditi, ish-prefekt, deputet i PS-së, i kandiduar në disa mandate, një i ri që po suportohet nga biznesmeni Spiro Bardhi, i cili emrin e tij e ka propozuar dhe e thotë hapur në rrethe shoqërore. Ky i fundit është kundër rikandidimit të kryebashkiakut në detyrë.
Mesa duket orekset e bizneseve të tij për të komanduar Korçën kanë marrë fund dhe kërkon të largohet nga bashkia Sotiraq Filo, për të vendosur një Benjamin të tij, të cilin ta ketë në përdorim për interesa ekonomike dhe financiare në bashkinë e Korçës dhe për ta komanduar këtë të fundit ,siç është për të thënë se ka mundur ta kryejë kohë më parë, por mesa duket tashmë kufiri i është vënë te thana.

Dikush po tallet me këta dy emra, për të cilët nuk ka asgjë të keqe, dikë ta mbështesë një biznesmen, dikë një politikan apo një gazetar, pavarësisht asaj që theksuam se kanë dritëhijet e tyre duhet apo s’duhet të jenë atë e vendosin strukturat e PS-së, kryesia e saj dhe askush tjetër, jo thashethemet që ndodhin lart e poshtë.
Por përsëritja në mënyrë të vazhduar e të njejtit emër, kur në fakt nuk është diskutuar kurrë një emër i tillë në Kryesinë e PS-së apo nëpër sondazhe emrat dalin shumë ulët në kuota dhe suporti publik që gjoja këta janë pasi ka ikur ai në detyrë dhe nuk do rikandidohet, do kandidojnë këta emra, është një tallje edhe me Ardit Konomin, edhe me Nertil Jolen.
Ata vetë nuk duhet ta pranojnë këtë dhe duhet t’i thonë njerëzve të tyre se çështja është e mbyllur. Dje në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste emri i tyre nuk është diskutuar aspak.
Nga 5 kandidaturat për qarkun e Korçës për socialistët, është diskutuar vetëm kandidatura për bashkinë e Devollit. Kolonja, Pogradeci, Maliqi dhe Korça janë të njejtat emra që do rikandidohen. Pritet vetëm shpallja zyrtare e tyre në datën 25 sipas porosive dhe diksutimeve apo vendimeve të marra në Kryesinë e PS-së.

Është e turpshme të vazhdojnë të tallen me këta dy djem korçarë, të cilët mund të kenë një të ardhme në PS dhe mund të shpresojnë që nesër të jenë diku, të japin një kontribut për qytetin, por duke i tallur në këtë mënyrë djemtë e Korçës po i bëjnë padashur budallenj, po i bëjnë budallenj strukturat e PS-së të brendshme konjukturale, po i bëjnë biznesmenë për interesa të tyre, po i bëjnë njerëz që kanë qenë në PS, kanë ikur dhe luftojnë nga jashtë, pronarë mediash që kanë interesa të tjera të dyshimta.
Por një fakt është se turpësisht djemtë e Korçës po i bëjnë budallenj në sy të opinionit publik, pasi nuk do kalojnë më shumë se dy apo tre javë dhe do ketë një zyrtarizim të emrave dhe atëherë do të ishte e turpshme sesi këta djem që shpresojnë të jenë pjesë kontributive e PS-së dhe e qytetit të Korçës, të ngelen me “gisht në gojë” dhe do të detyrohen të gënjejnë dhe të përdorin lloj lloj skemash apo skenarësh sepse të tjerë në emër të tyre janë tallur, kanë gënjyer dhe kanë abuzuar me besimin e opinionit publik.
Prandaj është e turpshme ajo që po ndodh ditë pas dite në bashkinë e Korçës, është e turpshme ajo që po ndodh moment pas momenti me emrat që publikohen për socialistët dhe më fyese se gjithçka është mënyra se si po bëhen lolo dy të rinj, që në fakt mund të kishin shumë shpresë për të qenë kontribues në të ardhmen e qytetit, por duke u vendosur në rol kllounash nga të tretë thjeshtë dhe vetëm tregojnë se janë më poshtë se pretendimi që të përfaqësojnë qytetin e Korçës./ CNA.al
The masked person you see in the photo is Endrit Yzeir...
Mjeranë? Po vërtet mjeranë! Pa personalitet, pa dinji...
Now let's fill Basha's mind The Election Commissioner als...
The February 27 negotiations between Kosovo and Serbia...
Some of the friends here on Facebook, especially those who...
It has become customary for thousands of teachers to r...
Ky 7 Mars për Kikon nuk ishte një ditë e zakonshme. Më...
Gentlemen democrats, you ranted up and down giving explana...
From the moment when the Court of Appeal gave the scandalo...
No more slandering us with calls for unification. I ca...
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër. Vend...
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
In June 1991, you stood up at the 10th ALP Congress an...
It was not time to run away my friend, because we still ne...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Thursday's motion for debate confirmed what we already kne...
Another serious event has been added to the numerous chron...
Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...
Friends, the much-awaited meeting of February 27, 2023...
I will continue to present the 12 parameters I have to vote ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...