From Hysni Gurra/Now let's fill Basha's mind
Now let's fill Basha's mind The Election Commissioner als...

Mjeranë?
Po vërtet mjeranë! Pa personalitet, pa dinjitet, të shfrytëzuar, të keqpaguar!
Robër të burokracisë dhe tekave, më saktë tenderave miliona euro të klientëve të qeverisë dhe “investitorëve strategjikë të arsimit”, të cilët edhe mund të jenë të afërm ministresh!
Robër e pengje të një sistemi të kalbur arsimor!
Nuk do të flas për qindra e mijëra problemet, me të cilat ndeshen mësuesit. Nuk do të flas për filozofët moralistë, akademikët dhe kandidatët akademikë që shohin me urrejtje lulet e mësuesve për 7 Marsin dhe anatemojnë mësuesit si të korruptuar, ndërkohë që për korrupsionin e mjekëve, policëve, administratës, politikanëve HESHTIN!
Sot do të flas për njërin nga urdhrat më absurdë që ka dalë këto kohë dhe që mësuesit i mundon, i stërmundon, u ha edhe atë pak kohë të lirë që mund të kenë për t’u shlodhur pasditeve apo ndërmjet orëve mësimore.
I stërmundon, megjithëse mësuesit çdo ditë kanë korrigjime detyrash, përgatitje ditari, përgatitje për ditën e nesërme, etj, etj.
E kam fjalën për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar, ose siç thuhet shkurtimisht SMIP!
Sipas këtij projekti-tender të qeverisë, mësuesit çdo ditë duhet të hedhin në sistem temat, notat, mungesat, komunikimin me prindërit, detyrat, etj, etj.
Absurdi qëndron se nëpërmjet këtij sistemi, i cili duhet të kontrollonte disa gjëra, faktikisht ngarkohen e mundohen mësuesit me disa orë pune, të cilat as nuk ishin parashikuar në normën mësimore, as paguhen e as vlerësohen. Aq më tepër kur tani jemi në muajin mars, SMIP është ende me probleme funksionale dhe mësuesit duhet të plotësojnë brenda një afati të shkurtër kohor një ngarkesë të madhe në këtë fund tremujori, kur u duhet të zhvillojnë testimet, t’i korrigjojnë ato e të nxjerrin rezultatet për disa dhjetëra apo qindra nxënës, të cilëve u japin mësim, pra, duhet të plotësojnë e të hedhin në sistem notat e mungesat që nga shtatori e deri tani.
Normale? Aspak! Nuk mund të pretendosh në pothuajse përfundim të vitit që mësuesit të plotësojnë dokumentacionin e muajve të tërë paraardhës!
Nuk mund të penalizosh mësuesit me një sistem, i cili duhet të ishte në gjendje pune qysh në fillim të vitit!
Aq më tepër, kur një mësuesi i kërkohet që mungesat kur i vendos në fund të çdo dite edhe të përzgjedhë nëse janë me arsye apo pa arsye????
Po si mund ta dijë mësuesi i lëndës që mungesa e X apo Y nxënësi është me arsye apo pa arsye në fund të ditës?
Nxënësi mund të mungojë i justifikuar nga prindi, mund të mungojë për dhjetëra arsye, të cilat ende në fund të ditës as mësuesi kujdestar nuk i di.
Nxënësi mund të mungojë për një arsye të fortë nga një orë mësimi. Si mund ta dijë mësuesi i lëndës?
Do të hapë regjistrin në tabelën e mungesave në fund për secilën mungesë për secilin nxënës? E kuptoni që një mësuesi për këtë i duhet të harxhojë dy orë në ditë, në varësi të klasave, orarit, temave dhe mungesave që ka?
Ua paguan kush këto orë mësuesve?
Ky është shkatërrim i arsimit. Në vend që mësuesit të fokusohen në përçimin e dijeve, mësimdhënien cilësore, ngarkohen me burokracira të panevojshme e skllavëruese.
Fare mirë ky problem mund të zgjidhej me mungesa përmbledhëse në tremujor nga mësuesi kujdestar, e jo me eksperimente denigruese për figurën e mësuesve.
Dhe, sa për informacion: Në ato vende të botës që funksionon ky sistem, me burokracitë merren kancelerët e institucioneve arsimore dhe jo mësuesit.
Dhe pastaj themi se përse sistemi arsimor në Shqipëri është i dështuar dhe po nxjerr analfabetë funksionalë, përse arsimi ka falimentuar; përse nuk kemi nxënës e, në të ardhmen e afërt, as mësues!
Por, duke qenë se në Shqipëri nuk funksionojnë sindikatat, të cilat duhet të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të mësuesve hapi tjetër i qeverisë është që mësuesit të shpjegojnë mësimin ose me një këmbë, ose me vertikale!
Dhe të mjerët mësues, natyrisht që do ta bëjnë!
Now let's fill Basha's mind The Election Commissioner als...
The February 27 negotiations between Kosovo and Serbia...
Some of the friends here on Facebook, especially those who...
It has become customary for thousands of teachers to r...
Ky 7 Mars për Kikon nuk ishte një ditë e zakonshme. Më...
Gentlemen democrats, you ranted up and down giving explana...
From the moment when the Court of Appeal gave the scandalo...
No more slandering us with calls for unification. I ca...
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër. Vend...
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
In June 1991, you stood up at the 10th ALP Congress an...
It was not time to run away my friend, because we still ne...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Thursday's motion for debate confirmed what we already kne...
Another serious event has been added to the numerous chron...
Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...
Friends, the much-awaited meeting of February 27, 2023...
I will continue to present the 12 parameters I have to vote ...
Even 33 years after communism went bankrupt and fell (...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...