web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është sufllaqexhiu i PL-së i akuzuar nga Ilir Meta

2024-04-16 15:38:00, Politikë CNA
Kush është sufllaqexhiu i PL-së i akuzuar nga Ilir Meta
Ilir Meta

Sot Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, sulmoi dhe kërcënoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Për këtë të fundit, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se kërkon të “vrasë” pluralizimin përmes McGonigal-ëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga kjo forcë politike. 

CNA ka mësuar se personin që e quajnë sufllaqexhi quhet Endrit Braimllari, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PL-së dhe së fundmi ka mbajtur postin e nënkryetarit të PL-së.

Braimllari është shkarkuar nga detyra pak javë më parë, në një përplasje që ka pasur me Tedi Blushin, krahun e djathtë të Ilir Metës, i cili është edhe njeriu që influencon së tepërmi për të kapur kandidimin e tij si numri i parë në Qarkun e Korçës.

Braimllari është thirrur nga SPAK-u për të deponuar me hetimet që ka bërë ky institucion për çështjen e lobimit të ish-LSI-së, tashmë Partia e Lirisë, në SHBA.

Kush është sufllaqexhiu i PL-së i akuzuar nga Ilir Meta
Endrit Braimllari

Mësohet se Braimllari ka folur para prokurorëve të SPAK-ut dhe kjo e ka lënë të pakënaqur Ilir Metën, ndaj dhe ka filluar shkarkimet dhe sulmet frontale ndaj tij duke e quajtur sufllaqexhi./CNA 

 





11:25 POLITICS

Përplasje te

Diskutime të shumta ka pasur sot në Komisionin e Ligje...

Lajmet e fundit nga