web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitsotakis zyrtarizon si kandidat Belerin/ Ditmir Bushati: Është çështje e shtetit të së drejtës

2024-04-15 21:55:00, Politikë CNA

Mitsotakis zyrtarizon si kandidat Belerin/ Ditmir Bushati: Është

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për zgjedhjen e fundit të kryeministrit grek Mitsotakis i cili ka zyrtarizuar Fredi Belerin si kandidat i partisë Demokracia e Re.

I ftuar në emisionin Noë me Erla Mhillin, Ditmir Bushati u shpreh se kjo është një çështje që i përket shtetit të së drejtës pasi nuk e di nëse statusi actual ja lejon të kandidojë duke qenë se është kryetar i zgjedhur i Himarës.

“Sinqerisht nuk kam shumë informacion për prapavijën e kandidimit të Fredi Belerit me partinë e kryeministri ajo që më bën përshtypje është fakti që Beleri është kandidat dhe është kryetar i zgjedhur i Himarës nuk e di nëse statusi i tij aktual ja lejon të jetë dhe kandidat për zgjedhje në PE. Kjo është një çështje e shtetit të së drejtës duke respektuar sensibilitetin që ka. Nuk mendoj se është një çështje europiane dhe kam qenë partizan dhe mbetem paritizan i gjetjes së gjuhës së përbashkët për një sërë çështjesh që janë në tryezën e Shqipërisë dhe Greqisë që janë të pazgjidhura.Mendoj se raport me Italinë, Greqinë dhe Turqinë duhet të vijnë dhe të konsolidohen”, tha Dimtir Bushati./ CNA





Lajmet e fundit nga