web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama sulmon Veliajn/ Tradhëtar e frikacak

2024-04-15 21:05:00, Politikë CNA

Rama sulmon Veliajn/ Tradhëtar e frikacak

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kryebashkiakun Erion Veliaj pas arrestimit të drejtorëve hajdutë.

Rama i është drejtuar Veliajt duke thënë se ka tradhtarë dhe frikacakë të ndëshkuar nga drejtësia, pasi ky i fundit ka mbrojtur drejtorët e tij hajdutë se kanë bërë punë të mira. 

“Është një bisedë që më bën për të qeshur se nuk qaj dot. Drejtësia po vepron falë luftës që ka bërë kjo mazhorancë që ka sjellë lehtësinë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Unë personalisht sa herë që drejtësia vepron dhe njerëz që janë të lidhur me pushtetin shkojnë para drejtësisë nuk them që lumturohem, por duke e parë nga pikëpamja institucionale për mua kjo është pjesë e rezultateve që po sjell një proces për të cilin unë luftova. 1000 herë po të kthehesha mbrapa të njëjtën gjë do kisha bërë . Cila ushtri nuk ka probleme me tradhtarë, nuk ka probleme me frikacakë, me shkelës të rregullave, shkelës të normave, me individë që marrin dënime, nuk ka probleme me element në komandën e përgjithshme që kanë probleme e të tjerë e të tjerë. Jemi në kushte kur diskutohet sikur është përgjegjësia dhe faji i të gjithëve ne. Ne jemi ata që kemi çuar PS në luftë për Shqipërinë. PS është një ushtri për luftë në Shqipëri”, është shprehur Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga