web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati: Brenda PS-së jam ndier edhe i papërfaqësuar

2024-04-16 10:06:00, Politikë CNA
Bushati: Brenda PS-së jam ndier edhe i papërfaqësuar
Ditmir Bushati

Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm, në emisionin "Now" me Erla Mëhillin, u shpreh se PD-ja dhe PS-ja janë dy parti politike që janë pasuri kombëtare. 

Sa i përket pyetjes se "A ndihet i përfaqësuar në PS?", ai tha se ka pasur momentet që janë marrë vendime pa pëlqimin e tij, por theksoi se ky është proces që përballen të gjithë ata që janë politikë. 

"Natyrisht që PS-ja është një nga dy pasuritë kryesore kombëtare për sa u përket çështjeve politike, flas gjithmonë, së bashku me Partinë Demokratike. Janë dy parti që kanë kaluar sfida dhe do të përballen me sfida, kanë ulje-ngritjet e tyre, ka politika të caktuara të cilat, edhe kur kam qenë në qeveri apo në krye të punëve të vendit, mund të mos kenë përfaqësuar 100%, vullnetin tim apo bindjen time, por në politikë dhe në një parti politike ka gjithmonë shumicë dhe pakicë, ka dhe vendime të cilat jo domosdoshmërisht mund të mos përfaqësojnë, mund të mos të bëjnë që të bëjnë të ndihesh mirë. Mendoj që që ky është një proces që përballen të gjithë që janë në politikë. Ka pasur çështje që janë bërë me debate dhe në fund është marrë një vendim, ka pasur çështje që nuk kam qenë dakord. Mund të mos ndihesh mirë, apo 100% i përfaqësuar me atë vendim që merret", u shpreh Bushati./CNA 

 





Lajmet e fundit nga