web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klanet brenda PS-së/ Bushati e thotë troç: Ka luftë të egër vrasëse

2024-04-16 09:26:00, Politikë CNA
Klanet brenda PS-së/ Bushati e thotë troç: Ka luftë
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë me emisonin "Now" me Erla Mëhillin ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Socialiste. 

Ai ka lënë kuptohej se brenda kësaj force politike ka një luftë shumë të egër dhe madje "vrasëse" për karrierë. Ai nuk mohoi se brenda kësaj partie, ka klane të cilat janë në luftë me njëra-tjetrën. 

"Nuk dua të bëj as naivin, as të bëj të paditurin, por e kam thënë shpesh që kur vjen puna për PS-në, nuk jam në pozicionin e analistit, jam në pozicionin e protagonistit për sa kohë unë militoj në PS. Nëse ju i referoheni luftrave të brendshmë që bëhen për ide apo çështje të caktuara, ato ndodhin në tërë botën. Nuk ka dalë edhe shprehja e famshme që thotë që në politikë dhe në karrierë akademike, ka një luftë shumë të egër, vrasëse për karrierë, në këtë pikë nuk duhet parë as si forca e parë as si forca e fundit", u shpreh Bushati./CNA 





Lajmet e fundit nga