web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje te

2024-04-16 11:25:00, Politikë CNA
Përplasje te
Komisioni i Ligjeve

Diskutime të shumta ka pasur sot në Komisionin e Ligjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, teksa diskutohet për ligjin për planifikimin e territorit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kundërshtoi në parim ligjin, pasi tha se zgjeron kompetencat e kryeminsitrit dhe vendos pabarazi mes një qyetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik.

Ai përmendi edhe rastin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ku theksoi se ndërtoi hotelin 5 milionë euro në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara. 

"Ligji i zgjeron kompetencat e kryeminsitrit dhe vendos pabarazi mes një qyetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik. Që ta kuptojmë, Olta Xhaçka ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milionë euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që do të rregullojë një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë dy standarde. Ka edhe një arsye tjetër. Ata oligarkë që ndërtojnë pa leje në vend që të shkojnë në burg siç shkon një qytetar në burg për një gardh, përjashtohen nga taksat dhe detyrimet. Prandaj ligji nuk është për qytetarët, por për Kryeministrin dhe oligarkët", u shpreh Bardhi./CNA 





Lajmet e fundit nga