web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosto ekonomike dhe politike të Shqipërisë në Bordin e Paqes?/ E thotë Berisha

2026-01-22 21:20:00, Politikë CNA

Kosto ekonomike dhe politike të Shqipërisë në Bordin e

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur sot rreth ekzistencës së një kostoje të mundshme ekonomike dhe politike të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se bëhet fjalë për një faturë financiare të përballueshme për vendin.

Sipas Berishës, në aspektin politik është hap pozitiv, pasi Europa nuk ka më mekanizma të sigurisë.

“E tëra ishte në kundërshtim me cdo procedurë. Imagjinonte se sot ose mbrëmë do ishte në Davos për u ulur aty në themelim. Ka faturë finaciare. Të garantoj se nuk do të rëndojë Shqipërisë se e kanë parasysh kapacitet. Edhe nëse jep, ata japin, si armatimet e Shqipërisë. Pra  nuk është se nuk ka kosto por është e ëprballueshme dhe ekonomike. BE nuk ka mekanizma të sigurisë. Ukraina tregoi se kjo pjesa europiane e NATO-s është lërë mos e pyet. Në një vit, Koreja e Veriut dërgoi 1.2 milionë predha. Nuk tha njeri për çarmatosje, por Europa duhet të nxjerrë një mësim themelor në kuptimin që Europa që është komuniteti më i pasur dhe e sheh veten në atë gjendje”,-tha Berisha./CNA

 





Lajmet e fundit nga