web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miratimi i marrëveshjes për pranimin në Bordin e Paqes/ Spiropali: Hap që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale

2026-01-22 17:19:00, Politikë CNA

Miratimi i marrëveshjes për pranimin në Bordin e Paqes/

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me miratimin në Kuvend të marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se Kuvendi konfirmoi Shqipërinë në arenën ndërkombetare, si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet. Sipas ministres, miratimi i marrëveshjes është një hap që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota Pro Projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes".

Kuvendi konfirmoi vizionin dhe peshën e re të Shqipërisë në arkitekturën ndërkombetare, si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet.

Një hap domethënës që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale.

Me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. /CNA





Lajmet e fundit nga