web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari tregon meritat e Ëngjëll Agaçit

2023-04-06 10:41:00, Politikë CNA
Gazetari tregon meritat e Ëngjëll Agaçit
Engjell Agaçi

Gazetari Klodian Tomorri ka treguar “meritat” e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi.

Përmes notave ironike, Tomorri nxjerr zbuluar Agaçin nga paligjshmëritë që ka bërë kur kaloi për miratim në qeveri atë vendimin e koncesionit me negocim të drejtëpërdrejtë për inceneratorët.

Më tej Tomorri përmend edhe çështjen “Becchetti” duke kujtuar drekën e Agaçit me biznesmenin italian, të cilën e paralajmëronte që të mos bënte opozitë me qeverinë.

Postimi i plotë i gazetarit Klodian Tomorri

Kur meritat duhen njohur

Në çdo punë të mirë që ka bërë qeveria, një meritë të pazëvendësueshme ka patur zoti Ëngjëll Agaçi. Tek inceneratorët që pastruan Shqipërinë nga plehrat, zoti Agaçi pati një rol kyç në përshpejtimin e procedurave dhe vajisjen e ingranazhit burokratik, kur lejoi për miratim në qeveri atë vendimin e koncesionit me negocim të drejtëpërdrejtë. Madje duke rrezikuar edhe veten, pasi Agjencia e Prokurimeve i kishte thënë me shkresë që negocimi i drejtëpërdrejtë është i paligjshëm.

Jo vetëm kaq, por roli i tij ishte i pazëvendësueshëm edhe në një drejtim tjetër, teksa me punë të palodhur ditë e natë mezi i mblodhi dhe i bëri gati ato 17 vendimet që u miratuan për një ditë në qeveri.

Tek kjo çështja e Becchettit po ashtu bëri një punë shumë të mirë kur shkoi hëngri atë drekën dhe i tha Becchettit që nuk është ide e mirë t'i bësh opozitë qeverisë. Ajo drekë demaskoi para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Becchettit, edhe pse Gjykata e Arbitrazhit na vuri një gjobë të vogël 108 milionë euro plus interesa dhe kamata.

Por sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë ka bërë punë shumë të mira edhe me studiot avokatore që pajton Shqipëria në gjyqet e arbitrazheve. Por këto janë merita të vogla, që nuk i përmend njeri.

Ja kështu. Kur ka vullnet dhe dëshire për punë, çdo gjë arrihet.





13:46 POLITICS

Takimi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zbardhur detaje nga ta...

Lajmet e fundit nga