web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The Constitutional Court does not consider the opposition's request for Skënder Gjinush

2023-04-06 09:49:00, Politikë CNA
The Constitutional Court does not consider the opposition's request for
Illustrative photo

The Constitutional Court has decided not to review the request of 28 opposition MPs for the leadership of the Academy of Sciences by Skënder Gjinushi.

Deputy Ina Zhupa has informed that the request was dismissed for procedural reasons.

The deputy emphasizes that the opposition will submit a new request, on the incompatibility of the exercise of the function of the President of the Academy of Sciences as a body mentioned by the Constitution, as well as the verification of his election to this office, taking into account the suggestions of the court.

Ina Zhupa's full statement

Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën tonë, të 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave, duke ngritur arsye proceduriale! Pra, nuk kemi një vendim përfundimtar mbi themelin kësaj çështje që ishte objekt kërkimi.

Ne, deputetët e Kuvendit, do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do t’i drejtohemi sërisht asaj përmes një kërkese të re, mbi papajtueshmërinë e ushtrimit të funksionit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave si organ i përmendur nga Kushtetuta, si dhe verifikimin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë, duke marrë parasysh sugjerimet e gjykatës.

Moszgjidhja e kësaj çështje, ka sjellë si pasojë që, Akademia e Shkencave, të drejtohet nga një person që është vendosur aty në kundërshtim me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit, pa një akt emërimi të nxjerrë nga organi kompetent që parashikon kushtetuta, duke bërë të mundur që ky mandat antikushtetues të ushtrohet për gati 4-vite të tërë.

Nëse në krye të institucioneve të permendura nga Kushtetuta, vendosen njerëz, pa një proces kushtetues dhe pa një akt emërimi të organit kompetent, dhe kjo situatë absurde është bërë e mundur nga ndërhyrja favorizuese legjislative e Kuvendit në proces, atëherë jemi përpara pengimit të ushtrimit të kompetencave dhe zbehje të rolit dhe të statusit që Kushtetuta i ka dhënë organit të emërtesës (Presidentit të Republikës).

Nuk duhet të harrojmë që e gjitha kjo ndodhte në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale, dhe Presidenti i Republikës u sulmua përmes tre proceseve hetimore parlamentare për shkarkimin e tij.

Pikërisht, kjo ka ndodhur në rastin konkret, ku ndërhyrja e Kuvendit përmes një ligji special me efekt prapaveprues, dhe mbështetja politike, de-facto solli si pasojë që Akademia e Shkencave prej vitit 2019 - e deri më sot, të drejtohet nga një Kryetar, por pa një akt emërimi të nxjerrë sipas Kushtetutës.

Nëse në krye institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta, siç është Akademia e Shkencave, Kuvendi do ti vendoste vet emërimet me ligje speciale dhe me efekte prapavepruese, atëherë parimi i shtetit të së drejtës ka rënë, dhe interesi publik do të cenohej shumë rëndë.

Nëse interesi publik cenohet, atëherë jo vetëm 1/5 e deputetëve, por të gjitha institucionet publike - subjekte të pakushtëzura sipas kushtetutës, mund të paraqesin kërkesë përpara Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit, dhe rivendosjen e kushtetushmërisë, pa qenë nevoja që të jenë subjekt në konflikt apo të cenuar drejtpërdrejt nga një veprim antikushtetues.

Kjo është fryma e kushtetutës sonë, sepse çdo deputet i Kuvendit, dhe aq më tepër një e pesta e anëtarëve të tij, si përfaqësues legjitim të popullit dhe mbrojtës të interesave të tij, konsiderohet drejtpërdrejtë i përfshirë dhe subjekt i cenuar nga një vendimmarrje antikushtetuese, siç është bërja fakt, me ligj special, i një emërimi antikushtetues, dhe pa dekret, të Kryetarit aktual të Akademisë së Shkencave, që prej vitit 2019.

Prandaj, do të ishte e udhës, që zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje, të mos vononte, sepse është në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, si kontrolli kushtetues, ashtu dhe intepretimi përfundimtar i Kushtetutës, duke mbartur mbi vete detyrimin për të përcaktuar një herë e mirë standardet kushtetuese mbi të cilat duhet të mbështetet veprimtaria e organeve më të larta të shtetit, për të mos ndërhyrë në kompetencat apo në proceset vendimarrëse të organeve të tjera kushtetuese, përmes ligjeve, me efekte paravepruese.

Çdo jurist me diplomë bachelor, e ka të qartë që kompetencën që ta jep Kushtetuta, nuk ta heq dot dhe as ta kufizon dot një ligj special me efekt prapveprues. Është detyrim i deputetëve opozitarë të bëjnë çdo gjë për të frenuar këto situata ku shumica përdor forcën e kartonit për uzurpimin e çdo instituconi të pavarur, përfshi këtu dhe ato akademike e arsimore.

Nëse për çdo çështje me rëndësi për interesin publik dhe për jetën shoqërore në vend, Gjykata Kushtetuese, nuk arrin të marrë një vendim përfundimtar, atëherë çështja ngelet pa zgjidhje dhe fenomene të kësaj natyre mund të rishfaqen sërish, ç’ka përpos të tjerave, do ta bënte Gjykatën të dukej si një organ që jep vetëm opinione këshillimore dhe jo vendimmarrëse.

We share the same opinion expressed with the opinion of the minority, that; "as long as a conflict of a constitutional nature has been identified by the bodies that have a certain role in this process, I estimate that in the concrete case under consideration the conditions for the initiation of the constitutional trial for the final interpretation of Article 92, letter "g" are met. of the Constitution, so it should have been decided to pass it for consideration in the plenary session"

In this aspect, we will not line up that you requested before the Constitutional Court not only the interpretation of Article 92, letter "g" of the Constitution, but also the fundamental examination of this issue and of these types of situations, so that there is no repetition there are other Gentiles who stand at the head of the academy, without an appointment decree as required by the Constitution of the Republic of Albania./ CNA.al





13:46 POLITICS

Takimi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zbardhur detaje nga ta...

Lajmet e fundit nga