web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do shkojë sot në GJKKO?/ Berisha: Jam i gatshëm në çdo kohë, por…

2023-10-24 11:03:00, Politikë CNA
Do shkojë sot në GJKKO?/ Berisha: Jam i gatshëm në
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët për akuzat e ngritura ndaj tij dhe për seancën ndaj tij që mbahet sot në GJKKO.

Berisha tha poër mediat se po konsultohet me turistët që të marrë hapat e duhur.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme, ai deklaroi se është i gatshëm të paraqitet për tu pyetur, por theksoi se nuk mund të pranojë të shkelë Kusahtetutën.

“Në çdo kohë unë jam i gatshëm të paraqitem për tu pyetur dhe për cdo gjë, e vetmja gjë që unë nuk mund të pranoj këtu të shkel Kushtetutën e vendit”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Berisha masën “detyrim paraqitje” të marrë ndaj tij e ka cilësuar si vendim në shkelje të Kushtetutës./ CNA





Lajmet e fundit nga