
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, masën “detyrim paraqitje” dhe i ka ndalaur atij të largohet nga vendi, kjo për shkak të rezultatit të hetimeve që lidhen me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Veprimi i SPAK është konsideruar antikushtetues nga Berisha, por edhe nga eksponetë të tjerë të PD-së, të cilët kanë hëdhur akuza se kjo lëvizje është e motivuar politikisht nga vetë kryeministri Rama.
Për ekspertët e ligjit, ndaj deputetëve të cilët gëzojë imunitet, drejtësia nuk mund të marr asnjë masë, pa firmat e ligjvënësve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Në një prononcim për City News Albania TV, konstitucionalisti Redi Ramaj, referuar rastit të ish-kryeminstri Berisha thotë se është shkelur neni 73 i Kushtetutës:
“Veprimi i SPAK bie ndesh me nenin 73 të Kushtetutës, ku deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në çdo lloj forme, pa autorizimin e Kuvendit. Prokuroria e Posaçme duhet që kerkesën ta depozitonte në Kuvend për masë sigurimi për Berishën dhe jo në gjykatë", thotë Ramaj ndër të tjera për CNA.
Por çfarë përmban neni 73 i Kushtetutës, të cilin Ramaj citon.
Konkretisht në nenin 72 të Kushtetutës, në pikat 2, 3 dhe 4 thuhet se (foto ilustruese e nenit):
2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.
Pra, në këtë rast nga SPAK nuk janë ndjekur rregullat konform ligjit, për një individ, që pavarësisht akuzave që mund të rëndojnë ndaj tij, ai sërish gëzon mandatin e deputetit të Shqipërisë.
Ndërkaq, këtë të hënë në GJKKO mbahet seanca ku do të njihen me masën e sigurisë Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, por nuk do të ketë një komunikim mase për Berishën, edhe pse SPAK kërkoi ndaj ish-kryeministrit të njëjtën masë si ndaj Bektashit, pra “detyrim paraqitje”.
Për këtë fakt CNA pyeti Ramajn se si shpjegohet nga ana juridike ky diferencim, pasi Bektashi dhe Berisha po gjykohen në të njëjtën dosje, atë të privatizimit të ish- kompleksit Partizani. Konstitucionalisti theksoi se edhe në këtë rast nuk është ndjekur procedura e duhur.
“Masat e sigurimit verifikohen njëkohësisht për të gjithë të hetuarit në një çështje. Vetëm kur gjykata ka vështirësi për shkak të numrit të madh të të pandehurve mund t’i shpërdajë në disa ditë të ndryshme. Por, nuk është ky rasti.” shtoi Ramaj për CNA.
Kujtojmë se ndaj ish-kryeministrit Berisha rëndon akuza e “korrupsionit pasiv”. SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.
Në tokën e ish-kompleksit "Partizani", Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë./CNA
This morning, Prime Minister Edi Rama started with a n...
The vice-president of the Freedom Party, Endrit Braiml...
The former MP Lefter Maliqi has reacted to the accusat...
Officials of the economic crime police went yesterday ...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, reacted ...
Prime Minister Edi Rama started this Sunday with some view...
Former Prime Minister Sali Berisha spoke to the media ...
The deputy of the Democratic Party, Oerd Bylykbashi, h...
Jamarbër Malltezi, the member of the National Council ...
The member of the Presidency of the Democratic Party, ...
Enkeleda Millonai is one of the prosecutors of the group i...
Former Prime Minister Sali Berisha has reacted for the fir...
Just a few minutes ago, former Prime Minister Sali Berisha...
Former Prime Minister Sali Berisha said at the weekly conf...
The head of PBDNJ, Vangjel Dule, in a statement to the...
Lulzim Basha has released his spokesperson to attack forme...
The chairman of the Youth Forum of the Democratic Party, B...
The head of the DP Parliamentary Group, Gazment Bardhi...
Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të qëndrojnë n...
Prime Minister Edi Rama held a meeting today with the ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...