web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babalja” e dredh/ Fshihet pas Berishës, por shkon në mbledhjet e Bashës për shkatërrimin e PD

2022-07-19 21:28:00, Politikë CNA
“Babalja” e dredh/ Fshihet pas Berishës, por shkon në
Ervin Salianji

Deputeti i PD Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, është njeriu më i pa qëndrueshëm në PD.

Pas problemeve të fundit, deputetët e PD vijojnë të jenë të ndarë në dy grupe, ata që mbështesin kreun e PD Sali Berisha dhe një pakicë që vijon të qëndrojë krah Bashës.

Por i vetmi që shkon “nga fryn era” është Salianji. Pasi tentoi të fshihet pas Berishës në një kohë kur çështja e tij ndodhet në Apel, tashmë është “strehuar” tek Basha.

Ky i fundit sot ka mbledhur deputetët me qëllimin e vetëm përçarjen e PD-së. Kësaj mbledhje i është bashkuar edhe Salianji, i cili për të qenë sa më i “qetë” i ka kërkuar Lulit bashkimin e PD.

“Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike”, mësohet të ketë thënë Salianji në mbledhje./CNA.al





Lajmet e fundit nga