The casino scandal
The folly of gambling! Finally, the newest casino has ope...

Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës fqinje. Plani i presidentit rus Vladimir Putin për një “operacion special ushtarak” të shpejtë - pra për një “Blitzkrieg” - ka dështuar për shkak të rezistencës së palëkundur të Ukrainës, mbështetjes së bashkuar të Perëndimit për mbrojtjen e saj, si dhe paaftësisë së vetë Rusisë.
Në vend të një fitoreje të shpejtë ushtarake që do të kulmonte me ndryshimin e regjimit në Kiev, “operacioni special” i Putinit ka degraduar në një luftë të ashpër llogoresh. Edhe pas një viti, askush nuk mund ta thotë me siguri se kur dhe si do të përfundojë lufta. Me shumë mundësi, ajo do të vazhdojë edhe për disa kohë, duke marrë edhe shumë jetë të tjera njerëzish.
Megjithatë, është e vështirë të imagjinohet një skenar në të cilin Rusia mund ta arrijë ende qëllimin e saj parësor për të eliminuar Ukrainën si një shtet sovran dhe të pavarur. Për sa kohë që NATO dhe vendet anëtare të saj do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, dhe për sa kohë që populli ukrainas e ruan vendosmërinë e tij, Rusia nuk do t’i arrijë synimet e saj në këtë luftë.

Kjo gjë po kuptohet dalëngadalë në Kremlin, që për këtë arsye i ka shtuar sulmet e tij ndaj infrastrukturës ukrainase dhe ka mobilizuar qindra mijëra rekrutë shtesë. Udhëheqësit ushtarakë rusë po vënë tashmë bast mbi një strategji afatgjatë të demoralizimit dhe rraskapitjes, duke u mbështetur tek epërsia numerike ndaj ushtrisë ukrainase.
Por kjo përbën një akt shkatërrues të dyfishtë. Një strategji e “dominimit sasior”, kërkon që udhëheqja ruse të mos marrë parasysh jetën e ushtarëve të saj, për të mos përmendur ato të civilëve ukrainas. Çdo ditë që kalon, po bëhet më e dukshme përmasa e kriminalitetit keqdashëse të Rusisë.
Kur të ndërpriten luftimet, pjesa më e madhe e Evropës Lindore do të jetë shkatërruar, duke lënë pas një urrejtje të thellë dhe të qëndrueshme. Një ditë armët do të heshtin, por nuk do të ketë paqe. Ukraina duhet të bëjë gjithçka që ka mundësi për të penguar një sulm tjetër, ndërsa Evropa Perëndimore do të vazhdojë të riarmatoset në një shkallë të madhe, ndoshta për dekadat në vijim.
Me krijimin e një lloj kordoni sigurie midis Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës, Ukraina, do të ketë një shtysë që t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian në një kohë relativisht të shkurtër. Për më tepër, interesat e vetë BE-së, gjeopolitike dhe të sigurisë, do të kenë ndryshuar, duke e transformuar këtë proces në këtë institucion.
Perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës do ta zhvendosë domosdoshmërisht drejt lindjes fokusin e Evropës. Me luftën e tij të paligjshme, Putini donte të mbante NATO-n larg. Por ai ka arritur pikërisht të kundërtën. Finlanda dhe Suedia do t’i bashkohen tashmë aleancës dhe i gjithë kontinenti evropian do të rreshtohet pas mburojës së NATO-s.
Bashkimi Evropian dhe NATO, do të zhvillojnë një marrëdhënie shumë më të ngushtë pune, duke i dhënë një peshë shumë më të madhe gjeopolitike rajonit transatlantik. Një transformim i tillë do të jetë i nevojshëm në një botë që po karakterizohet gjithnjë e më shumë nga mosbesimi i madh midis shteteve, si dhe nga një ndarje në rritje midis regjimeve autoritare dhe sistemeve më të hapura dhe demokratike.

Këto dinamika vlejnë para së gjithash për marrëdhëniet ekonomike. Duke i dhënë Perëndimit arsye për të mbajtur kapitalin, teknologjinë, mallrat dhe shërbimet, Putini u ka bërë një shërbim të madh miqve të tij kinezë. Ndërsa vëmendja e Evropës do të kthehet tek garantimi i sigurisë së saj nga Rusia, dhe tek rindërtimi i Ukrainës dhe në përgatitjen për integrimin e saj në BE, do të lindë një pyetje shumë e rëndësishme: çfarë do të ndodhë me vetë Rusinë?
Vizioni i Putinit për një Rusi të Madhe dhe të fuqishme në nivel global, është ekspozuar si një ëndërr e çuditshme. Lufta dhe sanksionet perëndimore po e godasin shumë rëndë ekonominë ruse dhe sa më gjatë të vazhdojnë luftimet, aq më të mëdha do të jenë kostot.
Dhe neglizhenca e gjatë e Rusisë ndaj diversifikimit dhe modernizimit ekonomik, nënkupton se të ardhurat dhe kushtet e jetesës atje do të bien ndjeshëm. E nxitur jo vetëm nga lufta, por edhe nga kriza klimatike, Evropa do të heqë dorë me shpejtësi nga karburantet fosile, ndërsa Rusia do të ketë humbur përgjithmonë tregun e saj tradicional të eksportit.
Me kaq pak alternativa të tjera, a do të jetë e mundur që rusët ta mbajnë vendin të bashkuar? Në rast se udhëheqësit rusë kapen pas iluzionit se mund ta ringjallin traditën perandorake cariste, ata do të rrezikojnë ta zhysin Rusinë në një krizë të thellë intelektuale.
Pa këtë modernizim gjithëpërfshirës politik dhe ekonomik dhe me arsenalin e saj të madh bërthamor, Rusinë e pret një e ardhme e pasigurt. Sigurisht që nuk mund të përjashtojmë mundësinë që Rusia - dhe si rrjedhim edhe Evropa - të përjetojnë një ripërsëritje të viteve 1990.
Evropa Perëndimore nuk do të ketë mundësi që t`i injorojë sfidat në kufirin e saj lindor. Çfarëdo që të ndodhë atje do të prekë drejtpërdrejt të gjithë në këtë kontinent. Ne nuk kemi luksin të ushqejmë iluzione në lidhje me përparimin global dhe vendin tonë në botë.
Një “vrimë e zezë” gjeopolitike e përmasave të Rusisë në Evropën Lindore dhe Azinë Veriore nuk premton asgjë të mirë për askënd. Putin ka shkatërruar më shumë nga sa priste. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitet e para të Luftës së Ftohtë, vendet e Evropës Perëndimore hodhën hapat e tyre të parë drejt një bashkimi gjithnjë e më të ngushtë.
Pas luftës në Ukrainë, ata duhet ta vazhdojnë këtë traditë. Duke pasur parasysh sfidat e mëdha gjeopolitike dhe kërcënimet e sigurisë, me të cilat do të përballet Evropa, ajo nuk e ka më luksin që të shfaqë asnjë lloj dobësie. Kontinenti i Vjetër duhet të rritet në lartësinë e kësaj sfide, dhe duhet ta bëjë këtë sa më shpejt.
The folly of gambling! Finally, the newest casino has ope...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe ...
To write about football, the most popular sport, the emoti...
Academician Artan Fuga has commented on the reality sh...
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
The concept of open Balkans means, in my opinion, two main...
As soon as he received the notice of the meeting of th...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko, surprised by the fever that has seized Albanians...
To escape obsolescence, television seems to have begun...
"If you want to appreciate a civilization, first see t...
I didn't think that all the 32-year-old anger of the Dita ...
The mayor of Shkodra, Bardh Spahia, conveyed messages,...
2013-2023 a decade that Albania is governed by the left. B...
The analysis of the work done and the recommendations for ...
Many people wonder how it is possible that the price of fuel...
Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. N...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...