LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Why do Enver's volunteers hate Abdyl Frashëri

2023-01-14 16:29:00, Opinione Vasil Gjika

Why do Enver's volunteers hate Abdyl Frashëri

I didn't think that all the 32-year-old anger of the Dita newspaper would fall on Mid-hat Frashër like Zeus' lightning or Putin's rockets. And I never imagined that a co-maintainer of the propaganda-agitation of the dictatorship, a pioneer/volunteer of Enver, would pour all the art of his trained hand, to re-kill the living dead who dared to rise from the grave like Constantine , far away in exile and to descend in the Pantheon of the bright figures of the nation, up there next to his fathers, brothers!


Qysh ne momentin qe e përfundon së lexuari shkrimin e anonimit/vullnetar, Viktor Malaj (shkruesi për arsye të tij, qe ne nuk i dimë, fshihet pas këtij pseudonimi), kupton vrerin e mbledhur këto 32 vite, ndaj “kolaboracionistëve, tradhëtarëve, ballistëve”, që e kanë shqetësuar dhe tronditur status-quo të tij enveriste dhe i kanë çfaqur makthe e përçartje, duke i prishur gjumin dhe endrat e bukura komuniste. Aq e koncentruar është gjindja e tij venenata substantia, sa shpërthimet janë ekuivalente me ato të vullnetarëve apo pionerëve të enverit, që u ngritën në mbrojtje të figurës se diktatorit, në atë shkurt të vitit ‘91. Vetëm një e tillë specie, mund të justifikojë trajtimin symbyllur të fakteve, propagandën e shfrenuar dhe mbulesën enveriste arsyetuese.


Duke qënë se emri i shkruar i autorit, nuk përfaqëson personin real, na jep të drejte që profili i vërtetuar i “vullnetarit të enverit” i shkruesit megjithëse anonim, të përdoret si përkatësim real (në vend të emrit) i personit që fshihet, por edhe çfaqet haptazi si bashkëpendëmbajtës dinjitoz i tipave të Institutit marksist te Nexhmijes, që “i thyenin dhembët” dikur armiqve të brendshëm apo të jashtëm, si imperialisto-revizionistë, socialimperialistë…
Kësisoj, jam i pashpresë në këtë përballje me këtë gjigant enverist, por besoj në fat dhe ndihmën e Zotit. Për të respektuar ekskluzivitetin e gazetës Dita ndaj këtij xhevahiri, duhet të shënoj këtu se bëhet fjalë për artikullin “Degjo zotëri!!” të datës 8 Janar 2023, me autor lartëpërmendur pseudonimi.


Nga ana tjetër, për t’u kuptuar më mirë, sidomos nga të gjithë ata qe nuk e njohin enverizmin dhe komunizmin, ose dinë pak për ‘të, i hyra punës së vështirë për ta kthyer këtë vepër enveriste në një gjuhë të kuptueshme, nergut edhe për lexuesit jokomunistë, si një njohës i favorizuar i vullnetareve të enverit, që nga koha e Hysni Milloshit.

Siç edhe e përmendëm, ndjehet bezdisja dhe pakënaqësia e vullnetarit anonim enverist, për këto 32 vjet që i është “çarë koka” nga zhurma antibolshevike dhe antikomuniste që trumbeton si kriminelë heronjtë e tij të luftës që “nuk ja mbathën me florinjtë e popullit në shpinë”. Por bindja e tij si një fill i kuq, çfaqet në çdo fjalë apo frazë dhe rreh “të sqarojë” se, ata nuk janë aspak kriminelë paçka se pas luftës vranë (por edhe gjatë luftës ata vranë shqiptarë për të rrëmbyer pushtetin “me grykë të pushkës”, dhe vullnetari këtë e di), torturuan, burgosen, interrnuan apo syrgjynosen, të gjithë ata armiq e tradhëtarë që nuk mirëpritën dhe nuk duartrokitën “kur zbritën trimat nga malet” apo akoma më keq, nuk ishin dakort me diktaturën komuniste!? Kjo dhimbje koke është akoma më e padurueshme, sidomos ndaj atyre që “protestojnë kundër heronjve komunistë”, pse shpronesuan dhe konfiskuan çdo pasuri e flori, që ju gjetën dhe rrëmbyen pasanikëve “tradhëtarë” e “kolaboracionistë”?!

Paçka se vullnetari anonim enverist nuk i përngjet asnjë “Robin Hudi” (qoftë edhe shqiptar), shpalos një diapazon panosman-komunist të mbushur plot me moral e virtyte ku ndriçon “njeriu i ri” me të gjitha vlerat e larta morale, sociale, kohore, para dhe paskohore, shkollore, revolucionare, vullnetare, kooplementare, solidare (e ku numurohen ato vlera të larta?!) përballë “njeriut te ri” të këtyre 32 viteve, të cilit i dikton të gjitha të këqijat e botës (e ku numurohen gjithë ato të këqija?, por vullnetari ka numuruar jo pak) që ne (kush jemi ne? këtë pioneri anonim i enverit e sqaron më poshtë) paskemi “krijuar” !!!??? Dhe më tej ky tribun-vullnetar si një Sokrat i pakompromis, përcakton dhe “shpartallon” të gjithë batakçinjtë, horrat, puthadorë të pushtuesit, tradhëtarë e zuzarë, spiunë, lavire e majmunë…, të cilët kanë shkelur kallon enveriste të tij, teksa “duke përfituar nga ndryshimi i sistemit politik” (ç’vepër mizore antikomuniste!?) kerkojnë të “hedhin dritë” mbi disa figura nacionaliste të luftës së dytë të përbotshme. Me një sinqeritet femijëror të admirueshëm, ishpioneri i enverit kërkon që ato figura duhen lënë në të shkuarën e tyre të errët, biles në errësirë dhe moçalin moral ku i ka zhytur diktatura sipas “parimeve themelore te historise njerësore komuniste”, sipas “gjyqit të historise të ndërgjegjes shoqerore revolucionare”, duke i mbuluar me gurët e rëndë të krimeve të panumurta para, pas dhe gjatë luftës… Një kërkesë kjo e denjë, me moral të vertetë dhe të lartë enverist!?


Dhe ky moral lartësohet ndjeshëm, teksa vullnetari anonim i Enverit, shpenzon rreshta e paragrafë të tërë kur analizon dhe numuron të metat dhe difektet e shoqërisë demokratike të kohës. Pavarësisht se askush nuk ia mohon konstatimet, dukshëm atij nuk i intereson ndryshime apo përmirësimi i gjendjes (kjo merret vesh, pasi vullnetari anonim nuk proponon asnjë kundërmasë dhe veprim shërues), por vetëm renditja e tyre referente dhe adresimi i përgjegjësisë ndaj atyre që “ndryshuan sistemin politik” pa lejën e tij!?

Dhe pikërisht në këtë moment sqarohet e merret vesh se kush jemi “ne” që kemi trazuar qetësinë e vullnetarëve dhe pionerëve te enverit. Por duhet ta dini, që ky vullnetar anonim ka goxha ekuilibër dhe ballancë pasi ai “i vlerëson” dhe “njeh” disa arritje dhe kontribute modeste të Mid-hat Abdyl Frashërit, sidomos në fushën e arsimit, studimeve dhe kulturës, që sidoqoftë nuk “i afrohen atyre që ka dhe mban figura e ndritur e Hoxhës”(!) Biles ky vullnetar ka goditur zemërgjerë dhe është dakort dhe jep lejë që Mid-hat Frashërit mund ti ngrihet ndonjë bust apo fotografi “te Akademia e Shkencave apo në ndonjë sallë të Ministrisë së Jashtme”, por në asnjë menyrë në publik e, sidomos në atë vend nderi që është caktuar për Vëllezrit Frashëri, babain dhe xhaxhallarët e tij. Duke treguar që vullnetarët nuk pajtohen me dhunimin e memorialit të Mid-hat Frashërit dhe e quajnë “një veprim moralisht i turpshëm dhe ligjërisht i dënueshëm” njësoj (dhe kjo ka shumë rendësi enveriste) “siç ishte mendjelehtë, i turpshëm dhe i dënueshëm edhe ngritja e tij!”!!??? Çfarë ballance e hollë dhe e përkorë enveriste!!!???

Why do Enver's volunteers hate Abdyl Frashëri
Por (vullnetari nuk e thotë, por ne që dimë të lexojmë zemrën e tyre enveriste e kuptojmë dëshirën), sa më lart mund të kemi kompromis, nëse i ngrihet busti diktatorit të ndritur, qoftë edhe me gungë (për disa krime që vullnetarët pranojnë se i ka bërë) !!!??? Por në asnjë rast nuk kemi ndonjë shenjë tradhëtie të “vijës së partisë”, për të mundësuar analizimin duke numuruar krimet e liderit shpirtëror diktator, siç rend, imagjinon dhe sugjeron dhjetra vepra kriminale të nacionalistëve duke mos na dhënë kështu alternativë dhe mundësi për të zgjidhur dilemën e shkruesit anonim vullnetar: “më falni krimet e Enverit, t’ju fal ato të Mid-hat Frashërit” ?!?!?!

Për të deshmuar “objektivitet e paanësi” të analizës së tij, me aksesin prej ishambasadori të kuq, vullnetari ekspert i referohet burimeve nga arshiva e Departamentit Amerikan të Shtetit, e pikërisht të një tablloje të detajuar të Shqipërisë të shkruar nga Harry Fultz. Në këtë rast kërkon të mbyllë gjithë gojët e liga që flasin pro figurës së Mid-hat Frashërit, apo kundër komunistëve të L2B, pasi na përplas në fytyrë të vërteta amerikane(!). Megjithatë kjo manovër “e zgjuar” është e dështuar, jo vetem se informacionet e hollësishme serviren selektive dhe njëanshmërisht nga analisti vullnetar dhe përshkruajnë vetëm grupet dhe grupimet antikomuniste, simpatitë dhe pozicionimet e tyre ndaj fuqive ndërluftuese, faktorëve e aktorëve, interesat, nacionalizmin dhe dëshirën për shtetin etnik, përberjen sociale që përfaqësonin, etj, etj. Por vullnetari anonim, që nuk bën përjashtim dhe vuan sëmundjen e vjetër të sistemit politik komunist dhe e censuron materialin, duke “analizuar” vetëm kllasën e të pasurve e bejlerëve, ishgjyqtarëve e pushtetarëve te privilegjuar te ishmbretërisë, çdo nacionalisti të korruptuar…, por asnjë fjalë për komunistët apo lëvizjen e tyre, sikur të mos ekzistonin edhe pse kishin shpallur më herët partinë e tyre titiste. Analisti vullnetar përqëndrohet në simpatinë që paraqesin këto formacione/grupime për fuqitë e boshtit nazifashistë, grupime të cilat rezultojnë të dështuara dhe me “interesa antidemokratike”.


Bazuar në metodologjinë komuniste të analizës, vullnetari nuk na ka shpjeguar (dhe as na shpjegon) se si ka mundësi që pikërisht këta amerikane “prokomunistë” zgjodhën, pikërisht Mid-hat Frashërin për të udhehequr Komitetin “Shqipëria e Lirë”, një organizim politik i bërë në emigracionin e pasluftës nga vetë amerikanët për të luftuar diktaturën komuniste në Shqipëri!!!??? Dhe merret vesh që ky nuk është i vetmi bllof i vullnetarit kompetent analist.

I lodhur nga vitet, kjo stekë e vjetër anonime na njofton kategorikisht që, në asnjë menyrë dhe as që bëhet fjalë të na shkojë nëpër mend se “Shqipëria do të ishte sot si gjithë Evropa”, në rast se pas L2B në pushtet do të vinin “Mid-hatët me shokë”. Nga eksperienca e tij 110 vjeçare, ai e kujton shumë mirë dështimin e tyre në 32 vitet 1912-1944 për ndërtimin e demokracisë në Shqipërinë e asaj kohe!? Ç’analizë e hollë enveriste-marksiste!!!??? (Thua, vërtet nuk e njeh historinë e atyre viteve?!) Por, bazuar edhe tek konstatimi i Harry Fultz se “ata perfaqesonin interesat thelbësore më antidemokratike të vendit” dhe kembëngulja prej vullnetari, i atribuon Mid-hatit me shokë (por Mid-hatit sidomos, për të cilin s’i del inati) të gjitha të zezat e luftës (L2B) e shpall verdiktin e tij enverist dhe e deklaron fajtor dhe, e dënon “me plumb ose litar”!? Ç’dënim i merituar enverist!!! (kuptohet gjendja halucinante dhe makthet makbethiane të autorit, përballë figurës së gjallë të Midhat Frashërit që e pengon dhe nuk e lejon atë, të legalizojë dhe amnistojë krimet e diktaturës)
Pra, si mund të qeverisnin Shqipërinë njerëz të tillë, “kriminelë dhe kolaboracionistë”?!


Megjithatë autori vullnetar, ndonëse nuk e shkruan, e pranon se Mid-hatët me shokë as do vrisnin, as do internonin dhe as do të burgosnin kundërshtarët politikë. Do të kishte pronë e punë private dhe liri në zgjedhjen dhe nismat e tregut të lirë. Askush nuk do persekutohej për bindjet dhe besimin, për rracën dhe prirjet individuale, apo simpathitë e tyre politike. Politika do ishte e lirë dhe pushteti do të ndryshohej me votën e qytetarëve. Drejtësia do të ishte e pavarur (sepse ata ishin përcaktuar si antikomunistë dhe kundër korrupsionit) dhe nuk do t’i shkelej askujt prona, puna, djersa, pasuria, shkollimi, pushimi, etj., etj. (Ç’na bëre të endërrojme more vullnetar i bekuar!)


Parajsa komuniste, diktatura, burgjet, mbledhjet, demaskimi publik i kulakëve, vrasjet spektakolare te armiqve të kllasës dhe miqve e shokëve të luftës të diktatorit, puna e papaguar dhe e vjedhur, ndërtimi i bunkerëve, fletërrufetë, veprat e udhëheqësit, pionieret e enverit, bustet e tij kudo e ngado, parrullat për partinë dhe udheheqjen mbi objektet në qytete, kodra e male, format e edukimit, leximi i gazetave të martave në kolektiv, organizatat e pionerëve, të rinisë komuniste, të gruas, organizatat bazë dhe mbledhjet për dënimin e atyre qe shkelnin vijën e partise… dhe sidomos sigurimi i shtetit, syri dhe veshi i partise që zbulonte armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, gjyqet e popullit ku dënoneshin me vdekje armiqtë e partise dhe të socializmit,… Këto të gjitha nuk do t'i kishim. Ç'humbje fatale i dashur vullnetar.

 

Por ne shikojmë një vullnetar që ka objektivitet: ai e pranon që “kishte ballistë dhe legalistë të cilët e donin atdheun”, por lidershipi i tyre i futi “në rrugën e tradhëtisë”. Dhe me eksperiencën e Instituteve enveriste, ai analizon “dekalogun” si një prolog të dështuar dhe që nuk përfshin deklarimin për luftë kundër pushtuesve (merret vesh që kopja e dekallogut që Enveri u ka lënë vullnetarëve këto pika nuk i ka, ç’faj mund të kenë vullnetarët pse nuk kanë origjinalin???) Përpos edhe eksperiencës së komunistëve grekë, vullnetari duke tundur “valixhen diplomatike” të Quaroni thotë se “demokracia e Mid-hatit me shokë do kishte vajtur për dhjamë qeni”, kështu që t’ja dimë për nder, Titos, Enverit dhe Stalinit që e shpëtuan Shqipërinë dhe e nxorën në dritën komuniste. “Më besoni, bërtet vullnetari i devotshëm, e them me bindje të paanshme se nuk kam lidhje me asnjë formacion luftarak të L2B”! Pra jemi të qetë se ky biçim vullnetar anonim enverist, nuku ka konflikt interesi në analizën e tij anti Mid-hat Frashëri, nga preambul pathetik e deri ne fundin ekzotik të paçavures së tij marksiste!!!???


Për të mos i ulur asnjë vlerë kësaj analize rendësore të enveristit anonim, s’mund të lemë anash vështrimin zhbirues e syrit vigjilent komunist edhe mbi jetën private të Mid-hat Frashërit?! Mos bre vullnetar, (na ke trazuar kujtesën e shumë familjeve shqiptare që komunizmi iu hynte deri në dhomën e gjumit!) Jazëk, bre vullnetar!

Më tej shkruesi anonim, vijon me tërbimin e njohur prej polemisti komunist dhe hedh poshtë argumentat për Shqipërinë etnike, që Mid-hat Frashri kishte dekllamuar në Dekallog. Sipas tij, kjo është “pretekst për të mbuluar bashkëpunimin me pushtuesit”. Dhe vullnetari ynë është kategorik se me patjetër “governa e Mid-hat Frashërit me shokë”, me patjetër që do të ishte një diktaturë nazi-fashiste!!! Zot i math, si ka mundësi që kësaj mendje të shquar analiste, i ikën korenti kaq papritmas? Po si e humbe simiten, i dashur vullnetar? Vetëm për t’i bërë qejfin analizës tënde mitomane alla-vostradamus-iste, do të lejonin aleanca e madhe antifashiste një regjim të modelit nazist ne Shqipëri?! Pika që s’të bie more anonim vullnetar, i bëre m…. luftës antifashiste!

Duke mos e bërë fajtor analistin dhe as përgjegjës pse nuk i njeh arsyet e themeltare të kërkesës “Per Shqipëri Etnike” (apo përse bën sikur i harron ato), është nder për këdo por edhe për ne, që të përmendim se “konturi etnik i shtetit shqiptar” nisi i tillë në zanafillën e tij, pikërisht nga burra si Ismail Qemali e Mid-hat Frashëri, në Kuvendin e Pavarësisë të përfaqësuar etnikisht më 28.11.1912! Mid-hat Frashëri kur firmoste aktin e Lartë të Shpalljes së Pamvarësisë i kishte obligim shpirtëror dhe amanet nga i ati Abdyl Frashëri, kufijt etnikë të Shqipërisë. E kishte detyrim ligjor, pasi përfaqësonte me mandat nga populli në Kosovë e Metohi, në Shkup e Manastir, siç e mandatuan edhe populli i Elbasanit dhe i Permetit! Në atë kuvend të madh nuk kishte përfaqësues tjetër me katër mandate.

Si mund të shkelte ai besimin që populli i dha? Prandaj “Shqipëria etnike” nuk është as lojë fjalësh dhe as butafori analistësh, i dashur vullnetar! Përkundrazi, është kauza që Mid-hat Frashëri “dhe shokët e tij” i kushtuan jetën dhe u shkrinë si qiriri, pavarësisht ironise enveriste dhe cinizmit marksist të analizës, “pse s’krijoi dot familje”!? Pikërisht që kjo endërr, kjo kauzë, kjo devizë e rilindasit dhe bir rilindasi, kombberësit Mid-hat Abdyl Frashëri, ishte njëkohësisht edhe ndarja përfundimtare e tij me komunistët dhe liderin tuaj diktator. Si një vullnetar i kënduar edhe ju, e dini por nuk e thoni se gjate L2B: pro Shqipërisë etnike ishin fuqitë e boshtit, (të cilët edhe e bënë përkohësisht kufirin etnik), Balli Kombëtar dhe nacionalistët; kundër ishin Tito, komunistët e Shqipërisë (në prehër të Titos) si dhe Aleanca e Madhe antifashiste, të cilët ishin përcaktuar për çlirimin e popujve të robëruar në kufijtë e paraluftës.

Prandaj i dashur vullnetar, zjarri i brendshëm enverist nuk i bën aspak dobi analizës tuaj. Ju i shikoni gjerat thjeshtë, por në fakt rebusi e kësaj çeshtje është i komplikuar, siç është ende e pazgjidhura çështja shqiptare në Ballkan. Kësisoj gjykimi i historisë dhe rishkrimi i saj, nuk mund të bëhet me “koka te nxehta” dhe as me pasione të verbra e të ngrira. Nga ana tjetër mos u bëni “më katolik se Papa”: edhe Enveri bashkëpunoi me atë që ishte anëtar i Keshillit të Shtetit fashist, 1940-1943 (dhe e përcolli me nderime e respekt për në banesën e fundit dhe, ju e dini), edhe me atë që ishte ministër i qeverisë kuislinge të gjermanëve (duke i rezervuar po ashtu nderimet dhe respekte në përcjelljen e fundit dhe, ju edhe këtë e dini). Ahere, përse kjo virulencë ndaj figurës së Mid-hat Frashërit? Nuk ju mjaftojnë sakrificat e tij në gjallje? Ç’kuptim ka dënimi i përjetshëm dhe pasjetshëm që ju sugjeroni për ‘të?

Why do Enver's volunteers hate Abdyl Frashëri

(Herë pas here bën punë një dush i ftohtë që ju e keni të nevojshme për të shuar zjarret enveriste brenda jush, i dashur vullnetar. Këtë e sugjeronte edhe Stalini i madh i bolshevikëve dhe dihet dobia e këshillave të tij).
Duke besuar se do ma dëgjoni këshillen për ta bërë atë dush alla-stalin, si dhe bazuar në ballancën relevante që çfaqni së fundmi (paragrafi i fundit i analizës tuaj) ju ftoj në një sfidë përballë vetvetes. Ju lutem mos më paragjykoni. Supozojmë një çast sipas parashikimeve të Nostradamus: SHBA-të dhe fuqitë e mëdha bien dakort të bëjnë Shqipërinë shtet në kufijtë etnikë, por me një kusht: ju duhet të ishit presidenti/Mbreti/Kryeministri dhe do t’iu lejohej çdo lloj qeverisje edhe diktaturë, vetëm jokomuniste.!!!


You, would accept that responsibility???
Answer yourself manfully and seriously, and then you will understand Mid-hat Abdyl Frashër better.
ps: although the answer is not of interest to the public, it is very useful for your national consciousness, you know that I would accept your dictatorship.

20:41 Opinione Lutfi Dervishi

Presidenti takon shefin

Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...

Lajmet e fundit nga