
Viti 2046
Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcënuan botën me makinerinë e tyre të frikshme luftarake e arritën deri në portat e Berlinit u zmbrapsën, falë përpjekjeve të përbashkëta të forcave të Natos, në aleancë me ushtritë ruse dhe ato kineze.
Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria u çlirua falë përpjekjeve të partizanëve heroikë e fitimtarë, në krye të të cilëve ishte vetë ai, shoku Bërli, një udhëheqës largpamës politik, i kalitur si në luftë, si në frontin ideologjik (librave të Leninit e të Stalinit u ka nxjerrë ujët e zi, i di gati-gati përmendësh).
Ambienti është një ambient i vogël e i ngrohtë, intim, familjar. Shoku Bërli bisedon për politikën e ditës me të vëllain, Ibishin (që ai e quan me përkëdheli “Bishi”) - i vëllai është nga njerëzit e paktë të cilëve shoku Bërli u beson.
Megjithëse edhe për atë ka dyshime, se ka parë filmin “Kumbari” të Francis Ford Coppolas, ku Michael Corleone palosi të vëllain, Fredon, kur gjuanin peshk, se bashkëpunonte me familjet mafioze armike. Kuptohet, gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e tij të vjetër ose janë spastruar, ose prehen kanaleve, të dekoruar me nga një plumb ballit, siç e do tradita më e mirë komuniste. Librat e historisë ama dhe vija e partisë thonë se kanë rënë në luftë me pushtuesin e egër, okupatorin koreano-verior.
Ama edhe të vdekur, bashkëpunëtorët e vjetër hyjnë ende në punë. Emrat e tyre do përdoren për t’ua vënë shkollave, rrugëve ose qendrave të masazheve ku bëhen g*j*ret më të mira - qendra të cilat ai ka denjuar t’i nderojë me praninë e tij, e për të cilat, udhëheqësi flet me nostalgji. Ja, për shembull, sheshi Skënderbej është ripagëzuar me emrin “18 dhjetori”.
- Si jemi sot, shoku Bërli? e pyet Bishi i menduar. - Po si i mërzitur, nuk e di se ç’kam, mo Bishi! i përgjigjet shoku Bërli. - Mirë, po i them bazës së partisë që të mërziten edhe ata, - ia kthen Bishi aty për aty dhe bën disa telefonata, thelbi i të cilave është pak a shumë ky: “Shoku Bërli është i mërzitur, ndaj mërzituni edhe ju!”.
Për t’ia hequr sadopak mërzinë, Bishi nis e i flet për kohët e bukura të luftës, e për aventurat e shumta që kanë kaluar bashkë. - Bërli, e mban mend atëherë kur plasi lufta, që u arratisëm në Turqi? - Po për ç’arratisje thua mo, për çfarë arratisjeje e ke fjalën? Ajo ishte "tërheqje taktike", që u dha mundësi forcave komuniste të ruanin elementin e tyre më të shëndoshë e më përparimtar (bën me shenjë nga vetja), si dhe për t’u riorganizuar, që ta vazhdonim më të përgatitur luftën kundër okupatorit të egër koreano-verior.
- Sa kohë të bukura kanë qenë, e mban mend? Kur gjithë atë afsh e zell revolucionar e kanalizonim duke kënduar këngë partizane: Martaneshi shkëmb e gurë, Mos të shkeltë këmba kurrë. Shoqet tona ilegale, Militojnë nëpër hale.
Komunizëm këmbë e duar, Mos vdeksh kurrë pa e provuar. Ju marksistët e haleve, Rrini në bajgat e qeve. - More Bishi, po nga t’u kujtua Martaneshi, more qerrata! E mban mend si laheshim në lumë në dhjetor, aq të ndezur e kishim ashkun për Partinë dhe Shqipërinë. Po nejse! Ti vetë si ke qenë? - Lëre, lëre, mos e pyet! Pa qejf kam qenë! Me tensionin nuk kam qenë mirë, zemra... koka më dhemb, kam një si turbullirë, pastaj probleme me mëlçinë, majaselli më ka ngacmuar disi! - Mos çaj b***ë, po shiko shëndetin! Si ka thënë dhe Makiaveli... dale more, se e harrova! Po nejse, Makiaveli të më rruajë b***ën, se unë jam ku e ku më bir kurve se Makiaveli! - Mos fol keq për mamanë! - Ke të drejtë! Të kujtohet babi, kur na thoshte: mirruni me kurva, që të bëni lekë? Eh, sikur të na shihte tani! Edhe tani, po të njëjtën gjë po bëjmë, me kurva po merremi, ama në një nivel disi më partiak, më të institucionalizuar. Vetëm Bishi mos harro, Partia, mbi të gjitha Partia...
Bishi bën t’i thotë diçka, ama i shkon ndërmend se shoku Bërli është ende me barkun bosh. - Do të hash mëngjes? - Po mirë mo, ta prish unë ty? Thuaji Kajtazit (Kajtazi është kuzhinieri personal i shokut Bërli) të na bëjë 3-4 nga këta pëllumbat (bën me shenjë nga bahçja e vilës, ku gugasin ca pëllumba të majmë; shoku Bërli i ka shumë qejf pëllumbat). Vetëm thuaji, kështu ka thënë shprehimisht shoku Bërli: “Se mos të shkon ndërmend të pështysh në gjellë, edepsëz, se e di se ç’të bëj apo jo? Të çoj prapë me banim atje ku të kam gjetur, që burgu në Spaç në krahasim me katundin tënd është lule!” Se jo për gjë, e bën ai. E njoh unë. Prandaj e mbaj dhe afër.
Meqë ra fjala për Kajtazin, nuk të kam pyetur, dashnoren si e ka? - Shumë mirë, shoku Bërli, punon me format e edukimit politik. - Ashtu të lumtë! Bishi, ti e di që unë nuk jam fetar, jam ateist... Ama ndonjëherë para buke më del nga shpirti një lutje e shkurtër: O shën Marks, bukën e përditshme falna sot! Ore, s’të kam pyetur, ç’u bë me atë koreano-verioren e bukur, atë që punonte te salloni i masazheve “Rosa Luxemburg”? - E harrove që ia kaluam Nexhatit për formalitete? - Aaa... po! Tani u kujtova.
Pse, kot e kishin vënë koreano-veriorët aty? E kishin vënë aty që unë të mirrnja ndonjë sëmundje veneriane, dhe kjo të dëmtonte gjithë lëvizjen komuniste në Shqipëri. Po nejse. Nuk të pyeta, me se do merresh sot? - Po ja, do të të shkruaj kujtimet! Po kam ngecur në një pikë, e mban mend kur hoqëm qafe Kenon? Ka ca detaje që i kam harruar, se Kenua vonë i është bashkuar lëvizjes. - Po gomar që je edhe ti, futja... shpiki nga vetja! Kush mendon se do na kundërshtojë, këta historianët e mi? Apo veteranët?
(vazhdon)
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
I have heard that some pre-school educational institut...
I am sophisticated, you can understand it yourself. I'm i...
The first definition of energy security dates back 100 yea...
In order to understand how much they have harmed the Germa...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Since he comes from the North Pole, there i...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Precisely in December 2014, a citizen of Lušnjar hange...
The former foreign minister, Ditmir Bushati, spoke abo...
At the end of October 2022, the Government of Kosovo d...
A bunch of young people, united under the same roof, to in...
- Mit'hat Frashëri was the son of Abdyl Frashëri and t...
Subsidizing the planting of olives has been one of the mos...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
The Russians' collective responsibility for the invasion o...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...