Kiko zbulon arsyen se pse nuk rriten pensionet
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...

Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më dinjitoz.
(Kushtuar simbolit te modestisë shijakase, sportistit me përmasa kombëtare dhe veprimtarit të shkëlqyer shoqëror, te paharruarit ALI GURABARDHI).
Nuk ka lumturi ma të madhe kur arrin të fitosh dashurinë e bashkëqytetarëve tuaj, kur i madh i vogël të buzëqeshin, të shtrëngojnë dorën, të përqafojne dhe mbi të gjitha, kur në kujtesën e tyre ngulisin mendimin fisnik: “Jam vërtetë i lumtur dhe i privilegjuar që njoha një njeri me plot kuptimin e fjalës, një njeri që nuk e njihte mendjemadhësinë, ndërkohë që kishte dhënë gjithçka për bashkëqytetarët e vet. Njëri nga ata ishte, është dhe do të mbetet në përjetësi si simbol i thjeshtësisë dhe mirësisë… I MADHI ALI GURABARDHI, që para pak ditësh u nda nga jeta, duke fituar përjetësinë në mendjen dhe zemrën e çdo bashkëqytetari.

Kush ishte ALI GURABARDHI?
Përse populli i Shijakut, e kishte, e ka dhe do ta ketë edhe në të ardhmen IDHULL TË VET, këtë njeri të shquar dhe fisnik?
Shijaku do t’u mbetet mirënjohës për jetë shumë nga te ardhurve, që u vendosën ne ketë qytet fisnik dhe dhanë gjithka për mbarëvajtjen e tij. Njëra nga ato familje, që me të vërtetë përbëjnë emblemën e virtyteve më të mira shijakase, është familja fisnike e Hasan Gurabardhit.
Ky burrë fisnik dhe artizan me duar te arta, u vendos ne Shijak në vitin 1937. Per vite me radhë nga duart e tij si artizan i përkryer dolën qeleshe te shumta, të cilat kërkoheshin kudo nëpër Shqipërinë e Mesme.
Djali i madh i familjes, orëndreqësi virtuoz Cen Gurabardhi do të krijonte imazhin e njërit prej specialistëve më të mirë në të gjithë vendin. Djali i dytë, Hamiti, shofer i talentuar dhe mekanik i shkëlqyer, për vite me radhë ia bënte remontin vetë kamionit me të cilin punonte.
Djali i tretë, Aliu edhe ky mekanik i përsosur bashkë me të vëllanë e vogël, Ruzhdiun (marangoz me kualifikim të lartë) do të jepnin kontributin e tyre në ndërmarrjen e Karro-qereve, të njohur në të gjithë republikën.
E përbashkëta e këtyre vëllezërve shembullorë ishte dashuria e jashtëzakonshme për sportin. Dy më të mëdhenjtë, jepnin gjithçka për sportin, sidomos për skuadrën e zemrës së futbollit “ERZENI’ dhe për “Partizanin”, kurse dy te tjerët do të kontribuonin si rrallëkush në skuadrën famëmadhe të volejbollit “ERZENI.
Po te pyesësh cilindo në Shijak për skuadrën e volejbollit, do të të përgjigjet: “Mos e ke fjalen për Ali Gurabardhin?”
Aktiviteti prej më se 70-vjetësh i këtij veprimtari të jashtëzakonshëm ka marre karakterin e legjendës. Në të gjithë vendin raste të tilla, që me një përkushtim kaq vetmohues të japësh gjithçka në një fushë të caktuar, është i rrallë.
Por ja që në Shijak ka ekzistuar deri para pak ditësh një fenomen i tillë me emrin ALI GURABARDHI. Me volejbollin gjithkush ne Shijak perfytyron ATË, që tashmë është shndërruar në njeriun simbol të këtij sporti.
Në një bisedë me të, legjenda e volejbollit shijakas do të kujtonte:
"Isha nxënës në shkollën shtatëvjeçare „Lidhja e Prizrenit” të Shijakut dhe lëndën e fizkulturës e jepte gruaja-simbol, njena nga femrat ma të emancipuara shqiptare, e paharruara Mereme Shkodra. Kjo ish kampione kombëtare në atletikë dhe pjesëmarrëse në ekipin e volejbollit të Ballkaniadës së vitit 1946, ishte një talent i vërtetë në volejboll. Pikërisht kësaj edukatoreje të shkëlqyer i jam mirënjohës për nxitjen e dëshirës për t’u marrë me sportin e bukur të volejbollit“.
Pas mbarimit të shkollës teknike në Tiranë, Aliu do të punësohej në fillim në uzinën „Enver“, pa hequr dorë nga volejbolli. Ai përfaqëson qendrën e tij të punë në kampionatet lokale të qendrave të punës në Tiranë.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak e gjejmë punonjës të ndërmarrjes së karroqerreve, të mirënjohur në të gjithë republikën. Kjo qendër e paharruar pune me nje kolektiv te mrekullueshëm nxorri nga gjiri i vet sportistë te talentuar edhe të kalibrit kombëtar si Ver Drita, Agim Alia, Ruzhdi Gurabardhi, Naim Lila, Lut e Tel Doraci, Azem Balla etj.
Kjo qendër pune, që kishte në krye njërin nga drejtuesit më popullor në rrethin e Durrësit, fisnikun e paharruar, Maliq Saliaga, i jepte shumë rëndësi sportit, prandaj edhe zuri vend të parë në një Spartakiadë kombëtare në vitet 50 të shekullit të kaluar.
Si i apasionuar pas volejbollit Aliu bashkë me shokun e tij, virtuozin Uran Alite (që më vonë do të bënte pjesë në përfaqësuesen e vendit, në volejboll) vazhduan të stërviteshin në Durrës si pjesëtarë të „Lokomotivës“.
Pas një viti Aliu, me atë largpamësinë e tij dhe zellin e pazakonte për të bërë më të mirën, grumbullon rreth vetes të rinj nga qyteti dhe fshatrat përreth, të cilët filloi t’i stërviste për të krijuar skuadrën përfaqësuese të Shijakut.
Si rezultat i kësaj pune të palodhur krijohet ekipi me djem entuzaistë, që në kampionatin e kategorisë së tretë, që u zhvillua në Peshkopi, skuadra e „ERZENIT“, me trajner Aliun, zuri vendin e parë dhe në vitin 1961 kalon ne kategorine e dytë. Ky sukses u pasua me një të dytë, sepse në kapoionatin që u zhvillua në Lushnjë zuri vendin e dytë.

Ky fillim i mbarë do të vazhdonte për vite me radhë, derisa në qershorin e vitit 1970 “Erzeni” për herë te parë do të futej në kategorinë e parë. Pas kësaj periudhe drejtimin e skuadrës si trajner do ta merrte volejbollisti i talentuar Lulzim Alite, që kishte kryer Institutin e lartë të Fizkulturës.
Por Ali Gurabardhi deri në fund do të mbetej këshilltar i pazëvendësueshëmi i skuadrës së tij të zemrës. Si rezultat i këtyre arritjeve do të dilnin në pah figura të shquara të volejbollit shijakas si: Hysen Xhani, Hasan Gurabardhi, Agron Duka, Artur Gjata, Hysni Marku, që do të pasoheshin edhe nga të tjerë mjaft të talentuar si: Indrit Buka, Saimir Guza, Artur Gjeci, Aurel Kaja, Klodjan Kasa, Rezart Muka, etj,
Tradita e shkëlqyer e kijuar në vite do të arrinte deri atje sa që për disa vite me radhë, skuadra famoze e volejbollit „ERZENI“ do të përfaqësonte vendin në ndeshjet ndrëkombëtare. Kjo është asryeja që edhe sot kjo skuadrër dinjitoze rivalizon për vendin e parë në rang republike. Këto suksese të shkëlqyera janë arritur në kushte tepër të vështira, me mungesa të shumta, me fusha volejbolli të improvizuara në natyrë dhe pa kushte minimale trajtimi.
Tepër i pekur nga humbja e trajnerit dhe mikut të vet të nderuar, ish volejbollisti i mirënjohur, sot deputet dhe kryetar i Partisë „Agraro-ambientaliste, z. Agron Duka thekson:
„Nëse do të përcaktojmë se kush ishte njëri nga simbolet e padiskutueshëmi të volejbollit, jo vetëm në Shijak, por edhe ma tej, me meritë të plotë i takon fisnikut të paharruar, „mikut të të gjithë shijakasve“, të paharruarit Ali Gurabardhi. Ai ka meritë, jo vetëm për fillimet e këtij sporti popullor, por edhe sepse për dekada të tëra deri në frymëmarrjen e fundit para disa ditëve e ka mbështetur pa kursyer energjitë e tij, Para një muaji gjatë vizitës në shtëpi, kur ishte fizikisht i pamundur, na befasoi me një surprizë tepër të veçantë: ai na rreshtoi topat e volejbollit të përdorur në kampionate të ndryshëm kombëtar. Pasion i tij shfaqej, jo vetëm për volejbollin, por edhe për futbollin, madje prej shumë kohësh është bërë traditë e shkëlqyer familjare. Edhe kur trajnimi i kaloi profesor Lulzim Alites, Aliu mbeti këshilltari kryesor për mbarëvatjen e të gjithë ekipit. Ai përgatiti breza te tërë volejbollistësh të talentuar, të skuadrës „Erzeni“ të Shijakut që edhe sot pasuesit e tyre rivalizojnë për të zëne vendin e parë në kanpionatin kombëtar. Për kontributin e tij shumëvjeçar, ai është verësuar edhe në rang kombëtar. Veprimtarë vetmohues si Ali Gurabardhi nderojnë, jo vetëm vendlindjen, por edhe të gjithë vendin“.
Aliu ka dhanë nje ndihmesë të madhe edhe për masivizimin e sportit të volejbollit nëpër shkolla, jo vetëm të qytetit, por edhe të fshatrave, gjihashtu ka ndihmuar edhe për ngritjen dhe funksionimin e skuadrës së volejbollit të femrave, në bashkëpunim me mësueset e palodhura Mereme Shkodra, Xhemile Metalla dhe Merita Kuka.
Asnjëherë Aliu nuk e shkëputi interesimin e tij të vazhdueshëm për vite me radhë edhe për skuadrën e futbollit. Në kujtimet e tij ish futbollisti i shquar dhe për mjaft kohë edhe trajner i sukseshëm skuadrës së futbollit „Erzeni“,Bashkim Seiti, rrëfen:
"Për koinçidencë fillimet e volejbollit zyrtar shijakas përkojnë me ato të miat si futbollist. Duke u angazhuar për dekada me radhë krijuam me drejtuesin e paharruar Ali Gurabardhi një miqësi të sinqertë dhe mjaft dobiprurëse. Ne ndihmonim njëri-tjetrin, jo vetëm me këshilla, por edhe me bazë materiale, që në atë kohë kishte vështirësi shumë të mëdha. Mbi të gjitha Aliu ishte nje mik i vërtetë, tepër i sinqertë, i palodhur dhe me një pasion të tillë, që na habiste të gjithëve. Pa e zmadhuar mund të them se arritjet e volejbollit shijakas nuk do të ishin në përmasa të tilla, po të mos ishte kontributi i gjithanshëm shumëvjeçar i këtij shijakasi fisnik, që do të mbetet i paharruar. Aliu ishte edhe një familjar shumë i mirë dhe i gatshëm për të ndihmuar cilindo. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në varrim, edhe nga qytete të tjera, të shoqëruar me kurora të shumta janë një dëshmi e gjallë e dashurisë dhe e respektit të jashtëzakonshëm nga ana e popullit për birin e vet të paharruar. Mbase do të kalojnë dekada që dikush tjetër të meritojë popullaritetin e padiskutueshëm të birit të denjë të Shijakut, Ali Gurabardhi“.
Ndonëse ka kaluar një periudhë e gjatë që nga krijimi i skuadrës dinjitoze të volejbollit „Erzeni“, bashkë bashkë me skuadrën shumë të suksesshme të fubollit janë shndërruar sot në krenarinë e padiskutueshme të shijakasve, që i mbështesin me entuziazëm të papërshkruar, si tifozëria më e zjarrtë në të gjithë vendin.
Pa e tepruar aspak Ali Gurabardhi mund të konsiderohet njëri nga simbolet e voejbollit shqiptar. Rrugën e tij shumë të suksesshme e ka ndjekur nipi, Hasan Gurabardhi, ish volejbollisti model i „Erzenit‘, i cili për mjaft kohë ka drejtuar skuadrën famoze, përfaqësuese të femrave të republikës.
Për meritat e tij të padiskutueshme si sportist dhe drejtues shumë i suksesshëm i levizjes sportive në Shijak, Federata Shqiptare e Volejbollit i ka dhënë ALI GURABARDHIT titullin tepër simbolik dhe domethënës: „NDERI I VOLEJBOLLIT SHQIPTAR“. Po kështu edhe Bashkia e qytetit të Shijakut e ka vlerësuar me titullin „QYTETAR NDERI I SHIJAKUT“.
Në vazhdën e këtyre vlerësimeve plotësisht të merituara, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta e ka nderuar me titullin e lartë “MJESHTËR I MADH” me motivacionin:
“Për merita të veçanta civile, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprimtarinë e dalluar si drejtues i klubit sportiv “Erzeni” si edhe për arritjen e rezutateve të larta në sportin e volejbollit”.
Such unusual activists, like the unforgettable ALI GURABARDHI, honor not only their birthplace, but all of Albania. /CNA.al
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Precisely in December 2014, a citizen of Lušnjar hange...
The former foreign minister, Ditmir Bushati, spoke abo...
At the end of October 2022, the Government of Kosovo d...
A bunch of young people, united under the same roof, to in...
- Mit'hat Frashëri was the son of Abdyl Frashëri and t...
Subsidizing the planting of olives has been one of the mos...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
The Russians' collective responsibility for the invasion o...
The invasion of Ukraine by Russia has created a new se...
An observation and a friendly advice following the 61s...
The inauguration for the start of the works of a new N...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
On December 9, 2022, the Statement of the Board of Dir...
I have no doubts. Personally, I am fully convinced tha...
Every end of the year, it has become a media tradition...
(Një këshillë për deputeten Metaliaj!) Ndër lajmet e ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...