They said about Santa...
Edi Rama: Since he comes from the North Pole, there i...

Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para disa ditësh, apoteozën e njëfarë Arlind Qorri, rrethuar me një sërë gazetarësh të dorës së parë, emra të nderuar të shtypit, si Lorenc Vangjeli, Enton Abilekaj, Ylli Rakipi etj., në një shfaqje alla « Darka e fundit », ku Krishti (lexo : Arlind Qorri) u jep dishepujve (lexo : shokëve të tij të kauzës së përbashkët) udhëzimet e fundit para se të largohet nga kjo botë. Ngjan me Darkën, vetëm se kthyer përmbys : « Ta urreni njëri-tjetrin, ashtu siç ju urrej unë juve, duke dhënë shembullin personal, si lamashë të zellshëm që jeni! ».
Ky halabak i Zonës së Parë Operative mblidhet me miqtë dhe bashkëpunëtorët e Organizatës Politike, tani vonë këmbyer petkash e bërë tebdil në parti, në Lëvizjen « Bashkë » - ç’të jetë vallë kjo L.B.? A mos po duan vallë të na thonë diçka? Duke gjykuar se Arlind Qorri ka njëfarë simpatie për kefijet dhe politikanët palestinezë, të cilët meqë ra fjala janë tërërisht kundër pavarësisë së Kosovës, zotëria në fjalë i bie të jetë një agjent i interesave serbe në Shqipëri.
Arlind Qorri është loqe si një çilimi i dehur, sa po na e thotë vetë, haptazi se shumë prej « shokëve » të tij të luftës mund të jenë në të vërtetë informatorë të policisë (« ai i një organizate e cila i luftonte institucionet nga jashtë, sigurisht në thonjëza "u gjuante me gurë" megjithëse praktikisht provonte dhunën e institucioneve, të policisë shpeshherë »), të cilët i kanë vënë vetes një qëllim shumë modest. Të marrin pushtetin. Pjella të marksizmit shkartisur me komunizmin vendas...
AQ thotë se "ne si organizatë kur ishim thjesht organizatë u kërkonim mbështetësve tanë një nivel të jashtëzakonshëm angazhimi" (lexo: jemi organizatë me prirje terroriste, të gatshëm të bëjmë gjithçka vetëm e vetëm si të marrim pushtetin).
Në këtë kuptim, unë mendoj (por, a mendon vërtet Arlind Qorri? Kam përshtypjen se jo, ndoshta të menduarit ja ka lënë dikujt të lidhur me spango).
Ylli Rakipi në mënyrë gjeniale ngre pyetjen: « Po ju kë përfaqësoni? » Përgjigja ëshë e qartë, Arlind Qorri përfaqëson Arlind Qorrin dhe do bëjë gjithçka - t'i shpallë luftë edhe vetë parajsës, siç thoshte Lenini - vetëm e vetëm që ta ulë atë bythën e tij të trashë në një karrike parlamenti.
Arlind Qorrit nuk është se i plas shumë trapi për të drejtat e punëtorëve, ai thjesht shënjestron disa shtresa shoqërore që kanë një farë numri të madh pjesëtarësh: fasonet, studentët, pensionistët, punëtorët e call-centerave... synon të infiltrohet nëpër sindikatat, pasi prej tyre shpreson të marrë vota, në këmbim të të cilave nuk ka për të dhënë asgjë. Dhe kjo me qëllimin e pafajshëm për t’u pasuruar ai dhe familja e tij, dhe vëllai i tij i gjatë, i pashëm dhe sybukur - kush e ka parë, di! Kush nuk e ka parë, le të shkojë ta shikojë!
Arlind Qorri thotë « Ne duhet të themi "ju duhet të angazhoheni" » (edhe unë, shkruesi i këtyre radhëve u angazhova, për ta bërë mut në media këtë pjellë të fëlliqur komunistësh që duan ta kthejnë mbrapa rrotën e historisë - të cilën rrotë, meqë ra fjala, nuk e kanë, por duan ta vjedhin). Arlind Qorri gjestikulon me duar, me gishta, vështrimi nervoz si prej derri të egjër, shkon sa majtas djathtas sepse do të rrokë me vështrimin e tij largpamës (pak miop, po nejse) të gjithë spektrin politik.
Një nga gjërat më përparimtare që mund të ndodhin në shoqërinë shqiptare, është që Arlind Qorri të mos bëhet kurrë deputet. Ndaj dhe miqtë e mi, bëhuni BASHKË dhe mos e votoni. Të jeni të gjithë me një mendje për të mos e votuar. Mbyllni hundët kur t’u afroheni kutive të votimit dhe mos votoni Lëvizjen « Bashkë ».
Jo vetëm kaq, po Arlind Qorri bind dhe nxjerr disa budallaqe si Mirela Ruko që të godasin me salcë Lindita Nikollën më 2016, kur duhet të ishte vetë Arlind Qorri ai i cili duhet ta godiste Linditën me salcë, duke dhënë shembullin personal - duhet të ishte rrahur, keqtrajtuar e bërë mut ai, Arlind Qorri dhe jo budallaqja Mirela Ruko. Kjo puna e salcës simbolizon akçihanen që është Organizata Politike, me kryegjellëbërës dhe përgatitës të hallvës (në këtë rast, lexo: m*tit) që do t'u servirin për mëngjes, drekë e darkë Arlind Qorri & Co. nëse për fat të keq do marrin ndonjë ditë pushtetin. Gjë që shyqyr Zotit nuk ka për të ndodhur kurrë.
Për ta përmbyllur, në çelës marksist dhe metodë dialektike: Arlind Qorri është politikisht idiot. Teza e kundërt: Arlind Qorri është idiot politikisht. 3. Sinteza: Arlind Qorri është, kuptohet, politikisht një idiot i dobishëm dhe në politikë do jetë gjithmonë një 0 me bisht, dmth një « Q ». Të jesh idiot në politikë, ka implikime të thella, sepse idiotët janë gjithmonë të parashikueshëm dhe armiqtë e tyre politikë janë gjithmonë për këtë shkak një hap përpara. Idioti politik shihet që larg, ndaj dhe duhet evituar me çdo kusht.
Shënime :
Prairie 24 is December 18, 2022 on the French Revolution calendar. For all those who don't know, Qorraj are Chams exiled to Tepelena by Ali Pasha, 200 years ago, because they were cattle thieves. If you remember that I am inventing this piece of history, see the archives of "Zâni te Nalte" and "Islamic Culture", that's where you will find it./CNA.al
Edi Rama: Since he comes from the North Pole, there i...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Precisely in December 2014, a citizen of Lušnjar hange...
The former foreign minister, Ditmir Bushati, spoke abo...
At the end of October 2022, the Government of Kosovo d...
A bunch of young people, united under the same roof, to in...
- Mit'hat Frashëri was the son of Abdyl Frashëri and t...
Subsidizing the planting of olives has been one of the mos...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
The Russians' collective responsibility for the invasion o...
The invasion of Ukraine by Russia has created a new se...
An observation and a friendly advice following the 61s...
The inauguration for the start of the works of a new N...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
On December 9, 2022, the Statement of the Board of Dir...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...