Shikoni dyshekun me euro, jo fshesën dhe pastruesen
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...

Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si argate për pastrim prishi një kontratën tonë kombëtare në planin moral.
Ajo veç aktit që është tjetër gjë, na tregoi se mbreti është lakuriq! Po fare lakuriq! Ne nuk e shohim!
Të gjithë e dinë se ka para që qarkullon ilegalisht ose informalisht nëpër dysheqe, nën dollape, futur në çizme, nëpër bodrume të thella ndërtesash, në hatlla çatish. Mjafton presioni që bëhet pêr legalizimin e parasë iunformale, dhe gjithçka nënkuptohet! Disave ju ka ngel dopjogjashta në dorë.
Kanë aq shumë fshehur sa edhe po të harxhojnë nga paki e nga pak nuk dalin vitet e shekullit 21 për t'i harxhuar. Prandaj, kanë një rrugë të vetme të paguajnë që t'i legalizojnë!
Prishi edhe një kontratë tjetër kjo pastruesja duke na nxjerrë të palarat.
Të gjithë e dimë që ka aq shumë të çara në tenderime, dhënie projektesh publike, etj., sa duhet të ketë jo pak nëpunës që marrin mbrapsht nga firmat përfituese, prej dekadash, parà si shpërblim.
Mos ka nevojë të vidhte kjo pastruesja për të kuptuar' ne si qytetarë që ka nëpunës dhe fëmijë nëpunësish të lartë që jetojnë krejtësisht jashtë mundësive të rregullta të fuqisë blerëse me rrogat që marrin? Aspak!
Nuk duhet të jesh specialist i filozofisë të hapësirës, por edhe duhet të jesh, për të "lexuar" disa shënja në hapësirë që tregojnë se brenda banesash duhet të ketë thesare parash!
Mjafton të studjosh me kujdes sipas disa ligjësive filozofike disa urbanizime në fshatra a lagje të caktuara; mjafton të studiosh disa mure oborresh, disa forma arkitekturale, vend-ndodhje banesash për të kuptuar se arkitekti apo urbanisti ka plotësuar dëshirën, frikën, ankthin e dhënësit të detyrës, pronarit, që të bëjë një kështjellë ku të ruhen thesare.
Dhe jo vetëm për këtë.
Unë nuk do t'i tregoj këto "sekrete" të filozofisë të hapësirës, aq më shumë se nuk jap më leksione të filozofisë të hapësirës sikurse bëja dy vjet më parë te ai që quhej Universiteti Polis, por po jap hëpërhë vetëm një shprehje lapidare të një nga mendjet e ndritura të shkollës të Palo Altos, Stewart Hall, i cili thotë se hapësira ka gjuhën e vet të fshehur, që është gjuha më e sinqertë në botë.
Gjuha e gojës zakonisht gënjen, por gjuha e hapësirës nuk gënjen kurrë!
Por, duhet të kesh sy që ta dëgjosh atë! Unë di ta lexoj!
Ndërkohë me këtë historinë e kësaj pastrueses mund të bëhet një roman që bëhet best-seller botëror, por kush ta bëjë se?! Se mund të fantazosh se ajo vidhte, por jo vetëm, ajo edhe shantazhonte ata që grabiste duke u thënë : Shiko, po më denoncuat, do ta hani keq!
Madje fantazia e romanit shkon edhe më shumë.
Ajo në roman mund të paraqitet si personazh edhe sikur i vidhte, por pastaj, pasi u gjeti vendin klu i fshihnin lekët, u kërkonte çdo muaj lekë për të mos folur. Kështu që romancieri mund të imagjinojë që në fakt argate nuk ishte ajo, por argatë ishiçn ata që fillimisht e kishin marrë si pastruese.
Argatja u kthye në zonjë dhe zotërinjtë dhe zonat u kthyen në argatë.
Këta të fundit mblidhen, në roman gjithmonë, dhe thonë: Si të bëjmë? Ose ta vrasim, ose njëri prej nesh të tregojë se është vjedhur që të shpëtojnë të tjerët!
Por, Sudja e kohëve të reja i kishte kapur për tekstikulash ish argatët e vet. Madje aq e sigurt saqë dilte me disa vetura lluksoze. Pastruesja shkonte me Mitsubishi për të pastruar!
Në roman, burri i pastrues miliardere në lekë, pasi kjo hyn në grackë, vërtet takon ministren e kontrollit të shtetit, e cila e pret në zyrë.
Në roman nuk del qartë nëse e takoi, imagjinoi se e takoi, apo e takoi dhe të gjitha palët ranë dakord që ta lënë në errësirë nëse ishte një imagjinatë apo ngjarje reale.
Letërsia postmoderne kështu është. Nuk bën dallimin midid realitetit dhe fantazisë.
Personazhi "burri i pastrues" në fakt takon ministren sepse iç thotë se unë kam të dhëna për dhjetra thesare të fshehura nëpër banesa, meqë gruaja ime më ka informuar. Ajo në fakt punon për shërbime intelegjnte të huaja, sepse në emër të tyre bën presion për të marrë sekrete shtetërore.
Ndërkaq romani vazhdon sepse ministrja i lutet personazhit që të mos ta bëjë këtë skandal. Kërkon që për të lehtësuar gjendjen personazhi burrë të tregojë se për shërbimin e cilit vend punon personazhi grua! Burri thotë: Kurkushistan!
Mund të bëhet roman me shumë suspens, me erotikë brenda, sfida, cmira, luftë për pushtet, intriga, etj.
Por, duhet një shkrimtar!
Ndërkaq pastruesja miliardere jo vetëm na prishi kontratën e heshtjes që ne kemi të gjithë, por edhe na nxorri të palarat, gjithsesi na nxiti imagjinatën artistike./CNA.al
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...
A photo of a Louis Vuitton bag with the national flag ...
Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkru...
The blessed olive plant has been cultivated in our country...
E enjte mbrëma, e enjtja e parë e vitit, dhe publiku ë...
Pjesë e medias prej 30 vjetesh, unë gjithnjë e më shum...
Kur të gjithë e kërkonin në tokë e në qiell dhe autori...
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
I have heard that some pre-school educational institut...
I am sophisticated, you can understand it yourself. I'm i...
The first definition of energy security dates back 100 yea...
In order to understand how much they have harmed the Germa...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Since he comes from the North Pole, there i...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...