24 preriali i B.Q. (Lufta e Tretë Botërore)
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...

Kur të gjithë e kërkonin në tokë e në qiell dhe autoritetet e shpallën të humbur, Kiko u pa buzë Korfuzit duke bërë atë që shpesh e relakson për t'i ikur dhimbjeve të kokës: Meditim.
Një nga fansat e tij, i shqetësuar nga alarmi që u dha në media, me hapa të ngadaltë u afrua për ta pyetur mbi motivet e këtij largimi të beftë.
"Ika nga debati për "prindin 1 dhe 2”, por tani më duhet të sqaroj shqiptarët për satelitin 1 dhe satelitin 2 që sot çanë qiellin, ashtu siç ne na është çarë e do na çahet koka me ata që nuk i kuptojnë të mirat që do na vijnë. Pse majmun pa punë jam unë?!", foli Kiko duke vështruar fansin e tij sy më sy.
Por inatin ai nuk e kishte veç me shqiptarët indiferentë që shpërfillnin shërbimet satelitore, por edhe me disa qeveritarë syleshë që nxituan të thonë plot mburrje se “Shqipëria tani ka satelitë në hapësirë”.
"Mos janë nën efektet e Covid-it?! Mos i ka zënë gjë gripi me temperaturë të lartë të gjithë në një ditë?! Eshtë njëlloj sikur emigrantët që vijnë në Shqipëri për disa ditë pushime dhe marrin një makinë me qera, por të afërmëve ua shesin sikur e kanë të veten makinën. Kaq e thjeshtë është kjo punë!", - tha Kiko duke hapur të dyja krahët, ku vijonte:
"Ti paguan për makinën, por makina nuk është e jotja. Ngritja e satelitëve është ngjarja më e madhe që nga kalimi i kometës Hallej, por shqiptarëve do t’u duhen vite ta kuptojnë se çfarë kanë arritur. Janë shumë rezistentë ndaj reformave në tokë e jo më atyre atje lart në qiell.
Shqiptarëve u mjafton një sy gjumë dhe harrojnë se çfarë ka ndodhur. Kujtojnë se dita nis kur ata hapin sytë… Kaq shpejt e harruan tërmetin e 2019, po zjarret e verës gjatë viteve 2020, 2021, 2022?
Kur të bjerë sërish zjarr apo larg qoftë tërmeti, tani që satelitët janë ngritur në hava, zjarrëfikëset dhe ekipet e shpëtimit nga Kosova, Hollanda, Greqia, Rumania dhe Franca do të njoftohen në kohë reale që të vijnë të na ndihmojnë. Sikur për vetëm për kaq, hallall i paçin këto miliona euro", tha Kiko.
Rreth tij po mblidheshin edhe kalimtarë të tjerë të kombësive të ndryshme që e dëgjonin. Plot habi për këtë ngjarje të madhe që po ndoshte në Shqipëri, ata kërkonin të dinin më shumë. Dhe Kiko, doemos dha akoma më shumë detaje.
'Satelitët do të sjellin plot informacione të dobishme dhe të mos harrojmë që informacioni është pushtet. Deri më tani, prej 20 vjetësh, shqiptarët kanë marrë informacion për mbjellljen, kultivimin dhe korrjen e hashashit vetëm nga "Guardia di Financa". Që nesër e tutje, do të ketë edhe një burim të dytë informacioni të pavaruar. Ashtu si në gazetari ku një lajm kërkon së paku dy burime, edhe në biznesin e hashashit, nuk do të ketë më lajme të njëanshme. E çfarë janë disa miliona euro, para një burimi të besueshëm? Asgjë prej gjëje.
Shqipëria renditet në vendin e fundit në Europë për nivelin e perceptimit të korrupsionit por kjo do të përmirësohet me hapa galopantë. Tani e tutje për aktet korruptive qofshin në formë shkresore dhe të strukturuar si rasti i incineratorëve, qofshin në formë bajate si bakshishet te mjekët/inspektorët/policët, koordinatorët antikorrupsion që janë ngritur pranë çdo ministrie do të njoftohen në kohë reale. Ditë të zeza po afrohen për korrupsionin në përgjithësi dhe ditë skëterrë po vijnë për ndërtuesit që kanë marrë guximin dhe kanë ndërtuar pa leje edhe në mes të sheshit "Skënderbej" në Tiranë. Sateliti jo vetëm që do të njoftojë në kohë reale çdo 70 cm që lartësohet, por edhe do të këshillojë ndërtuesit që të kenë kujdes nga zjarri, nga uji dhe nga satelitet 1 e 2. Jo miliona, por qindra milionë euro të shpenzosh në luftë kundër informalitetit dhe korrupsionit ja vlen që ç’ke me të.
Me satelitët 1 dhe 2 në hava, nuk ka nevojë të bëhet census. Të numërosh sa njerëz dhe sa prona kanë mbetur në këtë vend. Brenda pak minutash çdo gjë do të jetë e qartë si drita e diellit.
Por ndihmën më të madhe satelitetët do ta japin nga kantieret ku punohet natë e ditë. Ministrat dhe ekipet e xhirimit do të kursejnë dhjetëra orë pune se nuk do të kenë më nevojë të jenë në terren për të njoftuar veprat e shekullit. Satelitët çdo mëngjes do të prodhojnë foto dhe video nga puna e madhe që bëhet natën dhe përmes një aplikacioni do të postojnë direkt në rrjetet sociale të ministrave arritjet e 24 orëve të fundit që sigurisht janë të pafundme, por për shkak të mungesës së kohës deri më tani askush nuk ka patur mundësi t’i shohë. Sikur vetëm këtë shërbim të bëjnë satelitët 1 e 2 dhe hallall milionat. Kursehet më shumë se karburanti dhe orët e shpenzuara për inspektime. Sigurisht që çdo gjë që është prodhim njerëzor ka edhe kufizimet e veta. Satelitët psh nuk japin dot informacion për shqiptarët që kalojnë La Manshin apo edhe për ato që ikin dhe kërkojnë azil. Por besohet gjerësisht se ky numër do të pësojë rënie drastike tani që satelitët do të ndriçojnë çdo transformim rrënjësor që është bërë dhe po bëhet në këtë vend", tha Kiko.
Të gjithë të pranishmit e duartrokitën ligjërimin e tij. Natyrisht, këto vinin nga 1 majmun me aftësi të veçanta që botën e ka parë nga lart syfluturimthi.
Ai kishte vetëm një shqetësim dhe një pyetje kardinale:
Shqetësimi: Kur informacioni të vijë nga lart dhe të mbërrijë poshtë në Shqipëri kush do të ketë më parë akses në to, zyrtarët shqiptarë apo hakerat iranianë?
Pyetja: A e shkurtojnë satelitët rrugën për në BE?
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
I have heard that some pre-school educational institut...
I am sophisticated, you can understand it yourself. I'm i...
The first definition of energy security dates back 100 yea...
In order to understand how much they have harmed the Germa...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Since he comes from the North Pole, there i...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Precisely in December 2014, a citizen of Lušnjar hange...
The former foreign minister, Ditmir Bushati, spoke abo...
At the end of October 2022, the Government of Kosovo d...
A bunch of young people, united under the same roof, to in...
- Mit'hat Frashëri was the son of Abdyl Frashëri and t...
Subsidizing the planting of olives has been one of the mos...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...