Tunnels of the Open Balkans
The concept of open Balkans means, in my opinion, two main...

Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eurove të “gjetura” në tubin e ajrimit të pastrueses, Kiko u paraqit vetë në Prokurori. Si mund të qëndrojnë këto para jetim? - mendoi Kiko. Këto para po të ishin në qarkullim do të prodhonin konsum, do të prodhonin më shumë taksa, do të prodhonin punësim dhe më pak shqiptarë do të kalonin La Manshin në kërkim të një shume më të vogël .
Prokurori: Ç’e mirë të solli këtej o i vrarë?
Kiko: Kam ardhur për të marrë “Pakon e Madhe”.
Prokurori: Pakon e Madhe? E ke adresën gabim. Pakon e Madhe e jep Qeveria. Ne japim drejtësi.
Kiko: U keqkuptuam. Kam ardhur për atë pakon me euro që nuk po i del zot asnjë njeri.
Prokurori: Ti i del për zot 420 mijë eurove?
Kiko: Në mungesë të burrave dhe grave me kurajo, marr guximin t’i jap fund kësaj çështje që ka lënë pa gjumë shqiptarët.
Prokurori: Na trego burimin e eurove?
Kiko: I kam gjetur në një arkë me banane!
Prokurori: Si mundet që 420 miijë euro t’i gjesh në një arkë me banane. Ç’paska qenë kjo arkë, arka e Noes?
Kiko: Ke të drejtë zoti prokuror. U shpreha gabim jo në një arkë me banane, por në një arkë bananesh.
Prokurori: Pra, 420 mijë eurot qenkan të tuat more majmun?
Kiko: Të jem i sinqertë zoti Prokuror, se unë, për nga natyra që kam, nuk i mbaj të fshehta drejtësisë. Edhe ato 120 mijë eurot e tjera të miat janë, por meqë asaj i vdiq edhe xhaxhai, nuk dua t’i shtoj dhimbjen dhe hidhërimin. Le t’i mbajë ajo zonja. Hallall.
Prokurori: Qenke edhe xhentëllmen pale.
Kiko: Pavarësisht çfarë thuhet lart e poshtë ne majmunët kemi zemër humane.
Prokurori: E di që po luan me zjarrin.
Kiko: Me zjarrin, ujin dhe prokurorët unë nuk bëj shaka.
Prokurori: E di me sa nene të Kodit Penal mund të përballesh?
Kiko: Sigurisht që e di zoti Prokuror, ndaj kam ardhur këtu vetë me putrat e mia.
Prokurori: Neni 7 i Kodit Penal, pastrimi i produkteve të veprës penale, kryer nga shtetasit e huaj….
Kiko: Më ndjeni fort i nderuar prokuror. Më lejoni t’u kujtoj se si qenie jo njerëzore, unë nuk mund të jem subjekt i Kodit Penal.
Prokurori…
Për të thyer heshtjen Kiko nxitoi të ndërronte temë, por e djallosi më shumë.
Kiko: Po pres të më falenderoni zoti Prokuror.
Prokurori: Pse?
Kiko: Po këto para mund të ishin të shefit, në mos të shefit mund të ishin të atij që është poshtë shefit, në mos të atij që është poshtë shefit, patjetër që do të ishin të një shefi.., se si thoni ju për këto çështje hetimet janë “komplekse”....
Prokurori: Çfarë do të bësh nëse i merr eurot?
Kiko: Si të them zoti Prokuror. Këtu njerëzit pa asnjë cent në xhep dhe janë bërë investitor strategjik. Me kaq sa kam unë dua të shpallem “partner strategjik” i qeverisë shqiptare.,
The concept of open Balkans means, in my opinion, two main...
As soon as he received the notice of the meeting of th...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko, surprised by the fever that has seized Albanians...
To escape obsolescence, television seems to have begun...
"If you want to appreciate a civilization, first see t...
I didn't think that all the 32-year-old anger of the Dita ...
The mayor of Shkodra, Bardh Spahia, conveyed messages,...
2013-2023 a decade that Albania is governed by the left. B...
The analysis of the work done and the recommendations for ...
Many people wonder how it is possible that the price of fuel...
Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. N...
Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, m...
Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si arga...
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...
A photo of a Louis Vuitton bag with the national flag ...
Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkru...
The blessed olive plant has been cultivated in our country...
E enjte mbrëma, e enjtja e parë e vitit, dhe publiku ë...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...