
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi për aryse shëndetësore, kam luksin të humbas kohë edhe duke lexuar e dëgjuar për mënyrën se si e humbasin kohën qindra mijëra shqiptarë.
Po flas për një fenomen që unë po e emërtoj si Luizeri. Bëhet fjalë për eksperimentin social BBVIP. Në fakt eksperimenti nuk po ndodh brenda në program, por jashtë. Në studion e TV-së po zhvillohet një program, ndërsa fenomeni social ndodh në shtëpi, në zyra, në rrugë, kafene, spitale, shkolla…Produksioni kujdeset që ti hedhe turmës sa më shumë “kocka”- informacion, deklarata, video, komente, sherre për të promovuar Luizerinë…dhe turma e uritur nuk zhgënjen.
Rreth 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale të Luizit
Rreth 1 miliard klikime në tërësi për postimet e tij.
Mijëra komente në çdo postim.
Histeri mbështetjeje në rrjet.(Gra që urojnë nënën për djalin që ka dhe që luten te kenë një djalë si Luizi).
Dhjetra programe televizive në media të tjera që i kushtojnë kohë, diskutime dhe komente fenomentin Luiz. Analistë e psikologë që shpjegojnë se përse Luizi qan në mëngjes dhe jo në drekë. Proteste mbeshtetese para BB. Tifozeri në rrjet. Tifozeri në vendet e punës: Me kë je ti? Po ti?
Luizi i shndërruar në model dhe të rinj që duan ti bëjnë flokët si ai.
Qëllimi i një produksioni televiziv është audienca dhe BBVIP ia ka dalë për mrekulli kësaj.
Por çfarë janë të tilla programe? Çfarë duhet të promovojnë ato? Çfarë modeli prodhojnë?
Çfarë është dhe çfarë përfaqëson Luizi që të fitojë admirimin e shoqërinë në këtë mënyrë, si të ishte një hero që ndryshoi rrjedhën e një historie?
E shesin si artist, por ishte një këngëtar që e braktisi krrierën pa e nisur mirë.
E shesin si diplomat, por ishte vetëm një djalosh i ri që u dërgua në Ambasadën Shqiptare në Paris, i gjetën një vend si atashe kulturore e turizmi, pa asnjë meritë dhe mbi të gjitha në mënyrë të paligjshme, vetëm sepse duhej të ishte atje për të qenë pranë të fejuarës(vajza e ish kryetares së Parlamentit atë kohë), e cila ishte me studime ne Paris.
E shesin si jurist, por kishte një licencë noteri që ia hoqën autoritetet sepse nuk e ushtronte, pasi nuk kishte punë.
Atëherë çfarë ka ky njeri për të qenë një model për mijëra njerëz?
Nuk e kam idene se si sillet brenda në shtëpi, sepse nuk e ndjek programin, edhe pse në disa klipe që pashë mu duk arrogant. Megjithatë këtu unë po analizoj fenomenin dhe spo bëj soci-psikologun e programit. Pasi nuk më intereson.
Personalisht nuk kam asgjë me atë njeri, pasi e mbaj mend vetëm kur këndoi njeherë në një spektakël talentesh që drejtonte Adi Krasta, dhe e ripashë tani që u bë “VIP”. Ai po luan në një shoë televiziv dhe mesaduket po e bën shumë mirë këtë, derisa ka prodhuar kaq shumë zhurmë. Unë nuk jam as i gëzuar e as i xhelozuar nga fama e Luizit, por unë jam shumë i shqetësuar për mjerimin e shoqërisë. Ndaj dua të pyes sërish: Çfarë vlerash duhet të ketë një njeri që të shërbejë si model për shoqërinë?
Luizeria nuk ndodh vetëm në BB. Në një jetër program televiziv, ku vajzat vishen modestisht shumë pak, u njoftua thyerja e rekordeve në Like e Share. Dhe së shpejti moderatorja njoftonte se programi do të rinisë në një format tjetër, më të nxehtë, ku protagonistët do të jenë të (zh)veshur vetëm me rroba banjoje.
Kam qenë gjithmonë i prirur ta drejtoj gishin tek media si fajtore për këto produksione. Por po bindem çdo ditë e më shumë, se është turma fajtore(sinqerisht ngurroj ta quaj shoqëri këtë turmë që përbën popullin në këtë vend). Turma e keqarsimuar, e deformuar, keqedukuar, që, ashtu si në lojrat e perandorëve Romakë, rend pas Luizerisë, pavarësisht se në çfarë forme i ofrohet ajo.
Excited by the fervent desire of the people, the administr...
During the ten years of the reign of the Rama sect in gove...
To be competitive! This is a constant effort in all human ...
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Few people know that on the big map of the world, a co...
Njerëzit janë të prirur që “erën” që mbajnë vetë ta nd...
Bashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në ...
Të shohësh Ramën në një opinion publik është e lodhshm...
The incredible event of the rescue of a 6-year-old child, ...
Para disa vitesh ish Zv Ministri i Shëndetësisë në Qeverin...
Are you planning an unforgettable vacation? Do you wan...
Pavarësisht se sot shikojmë demostrime skenike nga këngëta...
Journalist Hysni Gurra addressed an open letter to the...
When you have a new structure, when you have prosecuto...
Just like hundreds of thousands of Albanians, who have bec...
A human rights group has decided to propose a law that...
Yesterday I took my granddaughter to "LATITUDE" here i...
Në një vend ku çdo gjë shkon mirë e bukur, ku qielli ë...
Fjala “manifestim” nënkupton lëshimin, dhënien e një mendi...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...