Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit universitar
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...

To be competitive! This is a constant effort in all human aspirations, in all professions and at all times. This is the basis for moving forward for the individual, and as a result, for society as well.
If a scientist is competitive and ambitious, you may soon feel the benefit of his ambition even if you don't mind anything. As it turns out, that scientist can discover a drug that, with a grain of salt, will make you want to work.
"Oh God"!, many of us will say, we are comfortable without that medicine...
Well, that's another topic...
A duhet të rendë media pas shijeve të publikut apo të ndikojë në edukimin e këtyre shijeve, qoftë edhe përmes një kostoje në audiencë? Cili është pika kritike që edhe publiku të të ndjekë por edhe niveli përmbajtësor dhe estetik të mos cënohet në ekstrem?
Kjo është një pyetje 1 milion dollarëshe… Nëse një televizion komercial, gazetë ose blog e ka të lidhur ekzistencën me paranë, atëherë është e pamundur të bëhet misionar i edukimit të shijeve. Këto media do të bëjnë sondazhe se çfarë pëlqen publiku, dhe do përpiqen që të ofrojnë produktin më të lirë prej të cilit të nxjerrin fitimin më të madh.
Kështu do të rrimë në kënetën e Anadollit dhe të Mumbait me çallma, sulltanë e anadollakë. E vërteta është që ky kostum nuk është se i rri keq shumicës sonë. Një popull dembel, melodramatik e njëkohësisht krenar. Një popull që përton të protestojë, pëlqen të vajtojë e adhuron të viktimizohet. Atëherë, ta lëmë në gjumin obllomovian duke i dhënë aspirinën e tij, kotësinë, jetën e të tjerëve. Telenovelat janë hipnoza e tij. As hashashi nuk ka kaq efekt në trurin e këtij njeriu sesa telenovela.
A ka një telenovelë më të bukur se sa vuajarizmi? Të përgjosh çfarë bëjnë të tjerët ka qenë dhe është një tërheqje universale e njerëzimit, ky nuk është një fenomen shqiptar. Por tek shqiptarët ky fenomen ka një dimension shumë të thellë.
*****
Në këtë këndvështrim, nuk kishte sesi “Big Brother”-i, programi i ndërtuar mbi bazën e përgjimit të syrit popullor 24 orë në ditë, të mos ishte programi më i ndjekur i kombit shqiptar në të dyja anët e kufirit. Më i komentuari, më i paarsyeshmi, më i koti. Dhe pikërisht për këtë të fundit, më i lavdishmi.
Personazhet që shkojnë atje nuk kanë nevojë të jenë të dijshëm - i dijshmi, veçanërisht ai, do të dështojë qysh javën e parë. Ky do të ishte një ves i padurueshëm për banorët, thellësisht përçarës. Ata duhet të jenë si shikuesi më i thjeshtë, duhet të jenë kavia e eksperimentit tonë social - popullor. Çdonjëri mund të jetë aty e bash kjo arsye është çelësi i suksesit.
Po shkojmë në nivelet bazike duke spekuluar me injorancën dhe kotësinë.
Autosugjestion kolektiv, mani. Një gazetare i krahason personazhet e BB me heronjtë grekë të antikitetit. Pa hezitim bën krahasimin e Ilirit dhe Donaldit me duelin e Akilit dhe Hektorin. Një tjetër flet me bindje që “filani” është lojtar i madh, një superlojtar. Një gazetar kishte bërë një shkrim ku thoshte që politikanët të ndjekin taktikat e Bigbrotheristëve! Ja seç shkruante gazetari (ndërmjet të tjerave):
“Unë besoj se një sukses i tillë televiziv do ta ndikojë (në mos e pastë bërë) edhe komunikimin politik në tërësi, strategjitë dhe taktikat e marketingut politik në Shqipëri. Njerëzit e “fabrikomunikimit” politik janë duke ndjekur në heshtje se çfarë, si dhe pse pëlqehet nga publiku vendës, sidomos nga ai në moshë zgjedhore, dhe si, nën këto ligjësi që mund të parapërpunohen, mund të paketohet komunikimi politik i subjektit për të cilin punojnë. Një dyshim më thotë se këtë e bënin edhe më parë, me formatet e thjeshta të Big Brother-it”.
Pra, po u kërkonte politikanëve të studiojnë sjelljen e Beniadës, Ilirit apo Donaldit dhe tu shërbejnë si modele për komunikimin e tyre publik. Mund të ishte edhe pak më i drejtpërdrejtë, të thoshte që fituesi i Big Brotherit duhet të bëhet deputet! Më mirë mjeshtri i madh sesa kopja e tij. Halili nga Kosova, një njeri me sens humori që e përzien mrekullisht me të vërtetën, tregonte ethet e pritjes me një fotografi ku shfaqej me një lëng çudibërës që, sipas tij, do ta ndihmonte kohën të afrohej. Në orën 20.00 ai u vesh solemn, si për dasëm, duke e lehtësuar sadopak tensionin…Rrugët e Prishtinës u zbrazën, të Tiranës gjithashtu.
Spektakli filloi. Drejtuesja lajmëroi shikuesit dalldisës se sonte ishte vet e dytë në moderim! Kjo ishte si goli në minutën e parë të finales së Kupës së Botës! Publiku mallëngjehet, fillojnë thirrjet e kryepersonazheve të BB: “Edi, Edi”. Janë për regjisorin, burrin e moderatores. Ai shihet si meritor për këtë arritje spektakolare. Kjo e çon për pak çaste imagjinatën e publikut në skenat e nxehta mes moderators dhe regjisorit. Kishte mbetur vetëm ta transmetonin “live” momentin e testit nga Arbana…Apo edhe më shumë? Ndoshta herë tjetër.
Agimi, miku im, avokat i njohur, mendon se Arbana e përballoi me dinjitet barrën. “Ndonëse me beb në bark” – nuk harron ai. Muhameti, gazetari nga Kosova falenderon moderatoren që po shkon në publicitet dhe po u jep mundësi të marrin frymë…. Neritani, kritikon zellin e elitarëve mediokër për të kritikuar BB…
E dija që çdo zë kundër histerisë do merrej për xhelozi. Jam përpjekur maksimalisht të mos e ndjek atë program. Ia kam arrit me shumë vështirësi, duke e detyruar veten. Nuk ka joshje më të madhe se kotësia. Jane Austen thotë diku që: “Po të kisha qenë e dashuruar, nuk do të kisha qenë më e verbër. Por kotësia, jo dashuria, ka qenë marrëzia ime”. Dua të them, kurrsesi nuk e vë në dyshim fuqinë tërheqëse të kotësisë. Kotësia është një magnet universal.
Por këtu kemi të bëjmë me tallava-kotësi, nivelin bazë të saj.
Nuk ka kurrfarë sofistikimi, shije, stili apo talenti. Ka “më lër të flas” si idiomë bazë dhe gajasje histerike sugjestionuese. Atëherë si të shpëtojmë nga kjo histeri kolektive?!
Unë mendoj se ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme në këtë rast. Po sulmohen emocionet e fëmijëve duke krijuar idhuj të kotësisë, dembelizmit, banalitetit. Gjithë përpjekja për të ushqyer kuriozitetin për shkencën dhe dijen po hidhet në erë përmes modeleve të lehta pupël. Më është dashur mjaft kohë të flas për vlerat dhe punën me djalin tim 11 vjeçar, i cili u duk se më mirëkuptoi. Por zgjodhi të shkonte te dhoma tjetër sapo filloi BBV. Madje, shpesh herë, vinte tinëz për të verifikuar nëse edhe unë e kam çuar televizionin atje….
Në programacionin e një televizioni, për një javë, janë 56 orë që i përkasin kohës më të shikuar, nga ora 16.00-24.00 (8 orë* 7 ditë). Nga këto 56 orë, pothuaj 14 i janë lënë ekskluzivisht BB. Përveç programeve të tjera ku flitet për të. Pra na e mori 25% e kohës televizive të një Televizioni Kombëtar. Nuk është një platformë televizive me pagesë apo televizion i dorës së dytë, është Televizioni numër 1 në Shqipëri! Që po na shqep me “hashash televiziv” për të na rritë nivelin e serotoninës dhe manipuluar mendjet e fëmijëve.
Në emër të tyre duhet t’i kërkojmë shtetit të na mbrojë nga Big Brotheri në Top Channel. TCH është një pasuri kombëtare jo pronë e pronarëve. Valët e transmetimit janë publike aty nuk mundet të masturbohet kolektivisht. Ligji duhet ta ndalojë një program të tillë!
How is religious, terrorist, racist propaganda, tobacco, alcohol advertising, homophobia, I don't know how many such things banned, even Big Brother is banned by law. As the biggest damage that is being done to our children.
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Few people know that on the big map of the world, a co...
Njerëzit janë të prirur që “erën” që mbajnë vetë ta nd...
Bashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në ...
Të shohësh Ramën në një opinion publik është e lodhshm...
The incredible event of the rescue of a 6-year-old child, ...
Para disa vitesh ish Zv Ministri i Shëndetësisë në Qeverin...
Are you planning an unforgettable vacation? Do you wan...
Pavarësisht se sot shikojmë demostrime skenike nga këngëta...
Journalist Hysni Gurra addressed an open letter to the...
When you have a new structure, when you have prosecuto...
Just like hundreds of thousands of Albanians, who have bec...
A human rights group has decided to propose a law that...
Yesterday I took my granddaughter to "LATITUDE" here i...
Në një vend ku çdo gjë shkon mirë e bukur, ku qielli ë...
Fjala “manifestim” nënkupton lëshimin, dhënien e një mendi...
Në SHBA ka ende një debat të madh konspirativ për film...
Njeriu që ka dhuruar “spektakle” arrogance në mbledhje...
Albin Kurti ka tre alternativa: 1- Të jap dorëheqje s...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...